Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare ankesën kundër Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”.
Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, kërkesa lidhet me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit dhe kërkon që ai të vlerësohet si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në kërkesë është paraqitur edhe kërkesa për pezullimin e zbatimit të Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”, deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje.
Çështja tashmë do të shqyrtohet në seancë plenare nga Gjykata Kushtetuese.a.b




