Freno o Besnik
Te gjitha qeverite e botes i ka zene koka nga cmimi i naftes per shkak te pasojave shkaterruese qe ka ne buxhetet familjare, efektit kaskade ne inflacion dhe gerryrjes se konkurrueshmerise se ekonomive.
Nga ekonomite ne zhvillim tek ato te zhvilluara, te gjithe jane duke ulur taksat ose kompesuar rritjen e cmimeve.
I vetmi udheheqes ne bote qe nuk e ka kete hall eshte Besniku i Shqiperise.
Ne fakt, Besniku i Ores Besnike, nuk ka pse ta kete kete hall se me konkurrueshmerine e ekonomise ka kryer pune me kohe.
Industria eshte rrenuar, bujqesia po ashtu. Keshtu qe le te rriten kostot sa te duan, se nuk eshte se prish ndonje pune.
Shkon cmimi i naftes 3 mije leke? S’ka problem fare. Kemi oren e pranise besnike. Vjen deputeti tek lokali i lagjes te premten ne oren 5 dhe fap, zgjidhet puna.
Ah ka dhe nje mase tjeter. Here pas here del ndonje minister ose deputet i maxhorances dhe thote qe fajin e kane tregtaret, tregu, monopoli, autoboti, Irani, Kina, rreshtimi i planeteve, e keshtu me radhe.
Pas 15 vitesh ne qeveri, thone fajin e ka monopoli dhe tregtaret. A thua se nuk i kane ligjet dhe mekanizmat vete ne dore ta zgjidhin, nese qenka faj monopoli?
Nderkohe, e taksojne naften 2 here me shume se kushdo tjeter ne rajon. Kane vene takse skanimi, takse rilicencimi, tarife gjurmimi, takse qarkullimi, takse pompash, takse pastrimi, takse gjelberimi, akcize, tvsh dhe ca te tjera qe nuk mbahen mend me se jane bere aq shume.
Taksa shteti dhe taksa private. Del nje hajdut qe do nje koncesion? Zhysin nje takse te re tek nafta.
Pasi bejne te gjitha keto, vetem taksat nuk e kane fajin. Po pse nuk bejne nje tabele, sic bene me pagat e gjyqtareve ne Shqiperi, Mal te Zi Maqedoni etj etj?
Te bejne nje tabele me taksat mbi naften. Madje, jo me keto vendet e ngjashme. Por te krahasojne taksat mbi naften ne Shqiperi, Suedi, Danimarke, Itali dhe cdo vend tjeter te zhvilluar.



