Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

16/03/2026
EMRAT/ 7 të arrestuar për shpërthimin me eksploziv në një automjet në Tiranë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Porosia”, duke zbardhur dhe dokumentuar shpërthimin me lëndë plasëse që ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 10 mars 2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”. Nga hetimet rezulton se eksplozivi u vendos në automjetin në pronësi të shtetasit O. K., ndërsa nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Si rezultat i operacionit, janë vënë në pranga 7 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me precedentë të theksuar penalë.

Në pranga kanë rënë Jurgen Gjonaj, 32 vjeç; Renato Balla, 25 vjeç; Kristjan Ahmerama, 24 vjeç dhe Eklips Leti, 27 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Glentjan Kojtari, 29 vjeç; Dorjan Hamolli, 34 vjeç dhe Geris Molla, 19 vjeç, të akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, është bërë edhe ndalimi me iniciativë për të njëjtën vepër penale ndaj Sabah Nuzit, 33 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Fushë-Krujë. Sipas hetimeve, ai dyshohet të jetë personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.

Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 reaguan menjëherë pas ngjarjes, duke organizuar operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta hetimore, administrimit të provave në vendngjarje dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë në disa akse rrugore, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes.

Nga hetimet rezulton se Jurgen Gjonaj është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive. Ai dyshohet se është ndihmuar nga Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti, të cilët i kanë siguruar autorit fotografitë dhe vendndodhjen e automjetit që do të goditej, biçikletën me të cilën lëvizi, banesën ku u strehua si dhe sasinë e lëndës plasëse.

Ndërkohë, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla dyshohet se kanë transportuar me automjet autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit, Jurgen Gjonajn, në datën 10 mars 2026.

Gjatë operacionit janë sekuestruar biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit, si dhe aparatet celularë të tyre, të cilët pritet t’i nënshtrohen ekspertimit.

Po ndodh

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

18/04/2026
BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

18/04/2026
Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

18/04/2026
“Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve”

“Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve”

18/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

18/04/2026
BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

18/04/2026
Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

18/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.