Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kishte kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij.
Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë.
Meta e kishte ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm, duke kërkuar shfuqizimin e tij.
Me vendimin e sotëm, gjykata ka rrëzuar kërkesën e Metës dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.a.b





