Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar këtë të enjte pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim.

Në një deklaratë zyrtare të lexuar nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Kuvendi thekson se lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e Kosovës dhe kundër represionit të regjimit të Slobodan Millosheviçit.

“Kuvendi i Shqipërisë rithekson një të vërtetë historike, që nuk mund të relativizohet. Lufta e UÇK ishte luftë për çlirimin e Kosovës, për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes. Ajo lindi si përgjigje ndaj dhunës, represionit, spastrimit etnik dhe gjenocidit të regjimit gjakatar të Millosheviçit”, thuhet në deklaratë. 

Kuvendi shprehet se aktgjykimi nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës dhe nuk duhet të barazojë agresorin me viktimën.

“Vendimi nuk mund të rishkruajë historinë e një populli apo të barazojë agresorin me viktimën. Kuvendi shpreh shqetësimin e thellë për standardet e dyfishta në trajtimin e të kaluarës së vendit tonë”, thuhet më tej në deklaratë.

Në deklaratë kritikohet gjithashtu glorifikimi publik i personave të dënuar për krime lufte, ndërsa Kuvendi thotë se nderimet shtetërore për persona të tillë cenojnë kujtesën e viktimave dhe pengojnë pajtimin.

Sponsorizuar

“Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Serbisë dhe Rusisë për ta instrumentalizuar këtë vendim dhe delegjitimuar luftën e UÇK-së”, thuhet në deklaratën e Kuvendit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën më 16 shtator fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte. Sipas gjykatës, katër të akuzuarit u gjetën individualisht përgjegjës për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. 

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. Gjykata i shpalli të katër të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. 

Aktgjykimi i shkallës së parë parashikon kreditimin e kohës së kaluar në paraburgim. m.k

Po ndodh

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.734 artikuj gjithsej