Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?

08/03/2026
Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?
Share on FacebookShare on Whatsapp


Genta Vangjeli

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e 1.2 milionë eurove fonde publike për rikonstruksionin e Vilës 31 në Tiranë.

Në një deklaratë publike, Vangjeli kujton se në janar të vitit 2025, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me rastin e hapjes së rezidencës artistike “Vila 31 x Art Explora”, ku u tha se rinovimi i godinës ishte realizuar nga një studio arkitekturore ndërkombëtare.

Sipas saj, në njoftimet publike në rrjetet sociale, faqja zyrtare e projektit bën të ditur se në prill 2025 godina është rinovuar me mbështetjen e fondacionit francez Art Explora Foundation, ndërsa restaurimi është prezantuar si një projekt i studios arkitekturore NeM Architects.

Megjithatë, sipas dokumenteve që citon opozita, rezulton se për rikonstruksionin e Vilës 31 janë prokuruar më herët 1.2 milionë euro nga fondet publike përmes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, me miratim të kryeministrit.

Vangjeli thekson se operatori ekonomik Valona Konstruksion shpk është shpallur fitues i tenderit dhe më 21 korrik 2023 ka lidhur kontratën nr. 144/17 me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për rikonstruksionin e Vilës 31, me një afat realizimi prej 12 muajsh.

Sipas saj, këto të dhëna ngrenë dyshime serioze për mënyrën se si janë përdorur fondet publike.

“ Nëse rinovimi i kësaj godine është kryer nga një studio e huaj me mbështetjen e një fondacioni ndërkombëtar, atëherë kryeministri duhet të sqarojë publikisht se çfarë punimesh ka realizuar konkretisht kompania fituese dhe ku kanë përfunduar 1.2 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë,” shprehet Vangjeli. a.b

Po ndodh

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

I rrëmben armën policit dhe qëllon mbi të. Çfarë ndodhi këtë mbrëmje në Kuçovë

18/05/2026
Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

18/05/2026
Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

18/05/2026
Degët e PD, gati për zgjedhjen e kryetarit, 77 degë referendum për Berishën

Degët e PD, gati për zgjedhjen e kryetarit, 77 degë referendum për Berishën

18/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

I rrëmben armën policit dhe qëllon mbi të. Çfarë ndodhi këtë mbrëmje në Kuçovë

18/05/2026
Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

18/05/2026
Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

18/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.