Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbi 20 organizata mjedisore, të mbështetura nga projekti GreenAL dhe iniciativa të tjera partnere, i janë drejtuar me një letër publike qeverisë shqiptare më 24 shkurt, duke kërkuar masa urgjente për respektimin e standardeve mjedisore.

Në reagimin e tyre, organizatat shprehin shqetësim për ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e Lumi Shkumbin, në kuadër të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan–Librazhd–Bushtricë, pjesë e Korridori VIII.

Sipas tyre, bazuar në vëzhgime në terren, dokumentim teknik e vizual, si dhe raportime nga komunitetet lokale, janë evidentuar ndryshime në morfologjinë e lumit, nxjerrje të materialeve inerte nga shtrati dhe brigjet, si dhe depozitime të materialeve të gërmimit pranë ose brenda trupit ujor. Organizatat paralajmërojnë se këto ndërhyrje mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit, biodiversitetin, stabilitetin e brigjeve dhe ekuilibrin natyror të ekosistemit lumor.

Letra e hapur i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujore dhe monitorimin mjedisor, duke kërkuar verifikim të plotë të ligjshmërisë së veprimeve të kryera në lumë.

Sponsorizuar

Konkretisht, organizatat kërkojnë:

  • Inspektim urgjent në terren dhe publikimin e një raporti zyrtar me gjetje dhe masa konkrete;
  • Verifikimin e përputhshmërisë së ndërhyrjeve me lejet për përdorim të burimeve ujore dhe kushtet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis;
  • Monitorim të cilësisë së ujit dhe sedimenteve në segmentet e prekura;
  • Hartimin dhe zbatimin e një plani rehabilitimi për zonat e dëmtuara;
  • Transparencë të plotë mbi dokumentacionin dhe kushtet e lejeve të dhëna.

Sipas organizatave, përdorimi i materialeve inerte nga lumenjtë duhet të jetë në përputhje të rreptë me standardet teknike dhe ligjore në fuqi, pasi çdo devijim rrezikon të shkaktojë pasoja afatgjata mjedisore dhe territoriale. Ata theksojnë se efektet e ndërhyrjeve janë të dukshme që në këtë fazë të punimeve, ndërsa në perspektivë mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë e brigjeve, infrastrukturën rrugore, tokat bujqësore, si dhe banesat apo bizneset pranë lumit.

Organizatat nënvizojnë se nisma e tyre nuk është kundër zhvillimit infrastrukturor, por në mbështetje të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe në përputhje me legjislacionin mjedisor dhe interesin publik.

“Lumi Shkumbin përfaqëson një pasuri natyrore me rëndësi të veçantë për komunitetet lokale, bujqësinë, biodiversitetin dhe stabilitetin ekologjik të rajonit. Mbrojtja e tij kërkon monitorim të vazhdueshëm, transparencë institucionale dhe respektim të plotë të kuadrit ligjor”, thuhet në përfundim të reagimit.

Po ndodh

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej