Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ATENTATI/ Edhe Gilmando qëlloi mbi atentatorin, nuk dihet nëse u plagos. Shoferi, oficer i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

11/11/2025
Qëllohet për vdekje miku i Emiljano Shullazit, atentat në Rinas. Makina nuk hapej për 10’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vendi i atentatit

Atentati mafioz pranë Rinasit ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos shoferi i tij, oficer i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri) ka kaluar në disa momente të pabesueshme sipas pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë.

Atentati ndodhi rreth orës 14:20 të 11 nëntorit, pranë rrethrrotullimit të Rinasit ndërsa pamjet tregojnë momentin kur Mercedes C-Class, me të cilin udhëtonin Dani dhe Shaljani, afrohet në rrethrrotullim. Në atë çast, nga një automjet tjetër tip Toyota, me ngjyrë blu të errët, dëgjohen breshëri të shumta armësh.

Një person i maskuar, i veshur me rroba ngjyrë blu që ngjanin me uniformë policie, del nga dera e pasagjerit të Toyotës dhe i afrohet Mercedesit. Ai hap derën e pasagjerit dhe qëllon disa herë drejt viktimave. Në ato momente, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani kundërpërgjigjen me armë. Nga videoja shihet qartë tymi që del nga arma e tyre.

Pasi qëllon disa herë, autori largohet me nxitim dhe hipën sërish në Toyota-n, e cila më pas merr rrugën drejt Fushë-Krujës, nëpërmjet aksit Vorë–Fushë-Krujë.

Pas disa minutash, mjeti i autorëve u gjet i djegur në fshatin Halilaj, ku policia dhe zjarrfikësit gjetën brenda tij katër armë zjarri. Për shkak të flakëve, uniformat blu nuk u afruan menjëherë, pasi plumbat shpërthenin nga nxehtësia e zjarrit.

Nga analiza e pamjeve, duket se njëri prej autorëve ka qëlluar, ndërsa një tjetër ka qëndruar në mjetin Toyota gjatë gjithë kohës. Dëgjohen të shtëna para se Mercedes-i të ndalojë tek vijat e bardha të rrethrrotullimit.

Autori i maskuar, pasi qëllon, përkulet dhe largohet me shpejtësi, çka ngre dyshime se mund të jetë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Sipas burimeve policore, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani ishin larguar nga Shqipëria më 7 nëntor dhe ishin kthyer ditën e sotme, duke parkuar automjetin në parkingun e aeroportit të Rinasit. Hetuesit dyshojnë se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tyre dhe i kanë ndjekur nga distanca, për t’i ekzekutuar sapo kanë dalë nga aeroporti.

Dyshohet se në atentat janë përdorur armë automatike tip Kallashnikov, ndërsa pamjet filmike pritet të jenë prova kyçe për identifikimin e autorëve.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në aksin Tiranë–Fushë-Krujë–Laç, ndërsa grupi hetimor po analizon të gjitha gjurmët e gjetura në mjetin e djegur, përfshirë armët dhe mbetjet e ADN-së që mund të çojnë në identifikimin e ekzekutorëve. m.k

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej