Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SONILA MEÇO/ Ligji për diskriminimin dhe Llogaraja, të ndezësh një debat abstrakt për të fshehur një skandal konkret

08/11/2025
FOTO LAJM/ Gazetarja firmos: LIBRA në zgjedhje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sonila Meço

Në një rastësi mbresëlënëse me marrjen të pandehur në SPAK të zv. Kryeministres, vendi u zhyt papritur, me të shtyrë në një debat të ri, të ndezur për gjinitë, identitetet, gjuhët e reja, kurrikulat. Një temë aq emocionale, aq polarizuese për debatin publik u hodh mjeshtërisht si një perde e kadifenjtë mbi skenë në çastin kur skandali i Tunelit te Llogarasë po dilte në dritë, si një prej aferave më të rënda të një qeverie që e ka ngritur diversionin në nivel teknike komunikimi.

Debati shpërthen në publik dhe i shton ligjit për “barazinë gjinore” mjegullën që aq shumë “ujku” e do.
Patjetër debati publik vlen. Vetëm se kritika ndaj një ligji zë e interpretohet si kritikë e njerëzve që ai pretendon të mbrojë.
Të drejtat e secilit për identitet, dinjitet dhe liri janë të patjetërsueshme dhe nuk negociohen. Ato nuk janë as në diskutim, as në rrezik, as në shënjestër.

Debati për disa nocione që mund të rregulloheshin qetësisht me një amendim teknik, u bë papritur kryefjalë kombëtare. Dhe jo sepse komunitetet po kërkojnë diçka dramatike. Jo sepse shqiptarët janë kundër njëri-tjetrit. Por sepse është shumë më e lehtë të ndezësh një debat abstrakt, sesa të përballesh me një skandal konkret.

Kjo është formula më e vjetër politike në botë, kur terreni nxehet, hidhet një diskutim që krijon zhurmë, shpërqendron vëmendjen dhe krijon përshtypjen e një emergjence të re. Por emergjenca e vërtetë është diku tjetër.

Dhe për respekt edhe të “emergjencës së re” ia vlen pak analizë. Po, ligji i ri për “barazinë ligjore” parashikon paga të barabarta, kuota 30–50%, mbrojtje për nënat, trajtim të barabartë në punë, njohje të punës së papaguar. Patjetër për këtë mund të konsiderohet përparim historik. Por nëpër të gjallon e vërteta e thjeshtë dhe juridikisht e pamohueshme: asnjëra prej arritjeve historike nuk kërkon ndryshimin e përkufizimit të gjinisë.
Të gjitha mund të miratoheshin si amendime teknike të ligjit ekzistues pa e relativizuar kategorinë “grua”, pa futur përkatësi të shumëfishta të paqarta dhe pa e kthyer gjuhën në detyrim ligjor.

Pikërisht aty ku ligji ndryshon realisht, fillon problemi: gjinia zëvendësohet me identitete të vetëdeklaruara, që nuk kanë definicion, standard, kufij dhe nuk janë kërkesë përafrimi me BE-në.
Në momentin që ligji zgjeron kategorinë juridike, hap edhe portën e pasojave, sepse kuotat e grave relativizohen, hapësirat e sigurta ngatërrohen, politikat në favor të tyre dobësohen, arsimi detyrohet të përvetësojë koncepte pa konsensus të gjerë, bizneset rrezikohen nga padi për çdo mospranim të një identiteti të paqartë, ndërsa liria e shprehjes kthehet në çështje të gjobitshme.

Mu bash këtu qëndron paradoksi. Ligji i mbron gratë vetëm në pjesët që nuk lidhen me rishkrimin e gjinisë. Një projektligj që shpall se sjell “garanci të reja”, në praktikë shpërndan nocionin e gjinisë deri në pikën ku as shteti nuk e di më kë po mbron.

Një shoqëri me institucione të brishta, ku kontrolli e balanca nuk funksionojnë nuk mund të lejojë që parimet themelore të mbeten evazive. Ky është terren që e njeh mirë pushteti politik shqiptar për abuzim.

Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja, por institucione të forta, llogaridhënie e përgjegjshmëri dhe patjetër pas kësaj le të hapet sipari me perden elegante të kadifenjtë të debatit publik që nuk vlen më për asgjë në një vend pa referendume, kuvend noter të qeverisë e me drejtësi të shastisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026
Berisha: Ermal Beqiri, në kërkim prej 7 muajsh, vijon të përfitojë pagesa nga shteti

Berisha: Ermal Beqiri, në kërkim prej 7 muajsh, vijon të përfitojë pagesa nga shteti

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.