Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mijëra qytetarë nderojnë Fatos Nanon. Rama mban fjalimin zyrtar, fjalë prekëse nga Xhoana dhe i biri Sokoli

02/11/2025
Mijëra qytetarë nderojnë Fatos Nanon. Rama mban fjalimin zyrtar, fjalë prekëse nga Xhoana dhe i biri Sokoli
Share on FacebookShare on Whatsapp

Që prej orës 08:30 të mëngjesit, qytetarë të shumtë, personalitete të larta shtetërore dhe figura diplomatike nga vendi e jashtë tij, kanë nderuar kujtimin e një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar. Të pranishëm në homazhe ishin familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e afërt të Nanos, por edhe qindra qytetarë të thjeshtë që shprehën respektin e tyre për liderin e së majtës.

Në emër të familjes, bashkëshortja e tij Xhoana Nano, mbajti një fjalë të ndjerë, duke e përshkruar Fatos Nanon si një njeri me “zemër të madhe, që dinte të falte dhe të donte pa kushte”.

“Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë për gjysmë. Ai e donte këtë vend me gjithë shpirt, pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante. E paraqiti Shqipërinë me dinjitet në takimet ndërkombëtare dhe kurrë nuk hoqi dorë nga dëshira për ta parë atë më të begatë. Faleminderit Fatos që më dhe mundësinë të të dua, që ishe ky që ishe dhe që e dhe veten pa kursim për vendin tonë,” tha ajo mes lotësh.

Edhe kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim prekës, duke e kujtuar Nanon si pararendësin e tij politik dhe mikun me të cilin kishte ndarë shumë vite bashkëpunimi.

“Do të doja të ishim sot në një nga ato darkat tona të rralla, të qeshnim dhe të kujtonim bashkë gjithçka që u tha për ty. Sa të dashkan, mor burrë i dheut, edhe ata që dikur të akuzuan e të dërguan në burg. Sot më ra puna e vështirë të jap lamtumirën e fundit mikut tim, të parit kryetar të familjes sonë politike,” u shpreh Rama.

Ndërkohë, djali i tij, Sokol Nano, në një fjalim të shkurtër por emocional, përshkroi babain si njeri me guxim e vizion demokratik:

“Im at ishte i pari që më foli për demokracinë. Nuk e kishte frikë humbjen, sepse ishte kalorës. Më mësoi garën e ndershme, ringritjen dhe besimin tek Shqipëria europiane. Faleminderit kampion,” tha ai. m.k

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej