Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mazhoranca rrëzon dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Rikthehet tensioni në Parlament

30/10/2025
Mazhoranca rrëzon dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Rikthehet tensioni në Parlament
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita ka braktisur seancën plenare të kësaj të enjteje, pas refuzimit të Partisë Socialiste për të ngritur dy komisionet hetimore të kërkuara prej saj — për çështjen “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit.

Socialistët në Kuvend konfirmuan se nuk do të mbështesin ngritjen e komisioneve, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të deputetëve demokratë, të cilët lanë sallën e Kuvendit.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, kreu i PD, Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se po pengon hetimin për çështjen “McGonigal”, pasi, sipas tij, pjesë e dosjes është vetë kryeministri Edi Rama.

“Pseudo mazhoranca në mënyrën më antikushtetuese i mohoi opozitës të drejtën më themelore, kushtetuese që ka në parlament Komisionin Hetimor parlamentar. E kreu këtë akt edhe pas një beteje të gjatë, disa mujore që u zhvillua në legjislaturën e parë dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kjo është një e drejtë që nuk mund të preket, një e drejtë e pakicës e patjetërsueshme.

Menjëherë pas largimit nga seanca, Partia Demokratike njoftoi se nesër në orën 12:00 do të zhvillohet një mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar, për të diskutuar situatën e krijuar dhe mohimin e, siç thuhet në njoftim, të drejtave kushtetuese të opozitës.

“Të nderuar kolegë, nesër, e premte, datë 31 tetor, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes”, thuhet në mesazhin drejtuar grupit të PD-së.

Ky është reagimi i parë pas refuzimit për ngritjen e komisioneve hetimore, por Berisha paralajmëroi se opozita do të ndërmarrë edhe veprime të tjera, duke mos përjashtuar as protestat.

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka komentuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen McGonigal, ku theksoi se pavarësisht dakordësisë për shqyrtimin e kërkesës, dokumenti i paraqitur nuk përmbush kriteret ligjore të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Ai u shpreh se komisoni hetimor për McGonigal nuk mund të ngrihet, pasi sipas tij Kuvendi i Shqipërisë nuk ka juridiksion për të hetuar procese penale të mbyllura nga drejtësia e SHBA-ve.

Edi Rama përmendet 13 herë në aktin e hetimit të ish shefit të FBI në New York. a.b

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej