Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku: Minatorët e Spaçit po ndëshkohen pse kërkojnë të drejtat e tyre

22/10/2025
Tabaku: Minatorët e Spaçit po ndëshkohen pse kërkojnë të drejtat e tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Spaç, minatorët në protestë

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar pas situatës së rëndë që po kalojnë minatorët e Spaçit, të cilët prej javësh janë në protestë për të drejtat e tyre në punë — nga rritja e pagës e deri tek e drejta për t’u organizuar në sindikata.

Në një deklaratë publike, Tabaku dënoi dhunën ndaj punëtorëve dhe pushimet nga puna që, sipas saj, përbëjnë shkelje të ligjit dhe të dinjitetit njerëzor.

“Këto punonjës u keqtrajtuan nga policia e shtetit vetëm pse protestuan. Ata po ndëshkohen vetëm pse kërkojnë të drejtat e tyre”, – u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se Komisioni i të Drejtave të Njeriut, që ajo drejton, do të jetë një derë e hapur për çdo qytetar që kërkon drejtësi dhe mbrojtje nga abuzimet e pushtetit.

“Komisioni është i hapur për të diskutuar jo vetëm të drejtën për protestë, por mbi të gjitha të drejtat në punë, dinjitetin dhe mundësinë për t’u organizuar në sindikata,” – shtoi deputetja demokrate.

Tabaku vuri në dukje se rasti i minatorëve të Spaçit është “një shëmbëlltyrë e forcës së shtetit që shkel me këmbë shumicën e ndershme dhe mbështet me ligje e favore pakicën e privilegjuar.”

Ajo theksoi se Partia Demokratike dhe deputetët e saj në qarkun e Lezhës – Agron Gjekmarkaj, Lindita Metalia Hoti dhe Pjetër Piroli – kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me minatorët dhe do të vijojnë t’i mbështesin në betejën e tyre për dinjitet dhe drejtësi.

“Përditë në mbështetje të shumicës, përditë në mbrojtje të atyre që jetojnë me punën e ndershme,” – përfundoi Tabaku. r.p

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej