Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Apeli i Posaçëm urdhëron SPAK të hetojë kryetaren e Lushnjës, Eriselda Sefa

21/10/2025
Apeli i Posaçëm urdhëron SPAK të hetojë kryetaren e Lushnjës, Eriselda Sefa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eriselda Sefa

Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar SPAK të hetojë kryebashkiaken socialiste të Lushnjes Eriselda Sefa. Zyrtarisht prej 30 shtatorit kjo e fundit është nën hetim mbi një kallëzim të një qytetari lushnjar për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

SPAK ishte shprehur për pushimin e çështjes duke marrë edhe aprovimin e Shkallës së Parë, por qytetari A.H insiston në Apelin Antikorrupsion përmes ankimit që Sefa duhet të hetohet. Sipas kallëzuesit, kryebashkiakja e majtë ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga Këshilli Bashkiak Lushnje dhe Kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti. Kallëzuesi pretendon se ka pasur falsifikime në shkresa si dhe mbi procesverbale të dëgjesave publike ashtu edhe në projektin për miratimin e dhënies me qera të një ambjeti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Rasti 2 që denoncohet është mbi veprimet e Sefës kur SPAK i kërkon praktikën e ndjekur për këtë çështje. Kryebashkiakja dyshohet se ka “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi Sefa nuk ia ka dërguar të plotë organit të procedurës materialin dhe kallëzuesi pretendon se kjo është bërë qëllimisht. Materialet thotë ankuesi, janë tepër të rëndësishme dhe hedhin dritë mbi faktin penal.

Eriselda Sefa është kallëzuar edhe për çështje të tjera para drejtësisë dhe njëri prej tyre ka të bëjë nga një shkollë private, pasi po tenton ti rrëmbejë disa dhjetëra metra katror tokë kësaj shkolle por nuk dihet deri tani çfarë është bërë me këtë çështje. Devis Leshi, Aksioner i shkollës private në Lushnje, tregon se nëpërmjet rikonstruksionit të rrugës “Vatha Korreshi”, po tentohet të futet në oborrin e shkollës ku ai është pronar. Sefa është nga subjektet që është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, dhe konkretisht më 14 janar të këtij viti, por ajo nuk preferoi ti përgjigjej interesit të mediave. a.b

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej