Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria”

10/09/2025
“90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jetojmë në një diktaturë autokratike, sepse 90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria, tha kreu i PD, Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD.

“Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse, siç kanë faktuar studime të pavarura nga ne, 90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë.
Cilido që lexon Hannah Arendt apo autorë të tjerë, gjen se në mungesë të medieve të lira, mund të ndodhë çdo gjë.
Dhe se diktaturat, totalitare apo jototalitare, për t’u instaluar nuk duan gjë tjetër përveçse kontrollin e medieve.
Kontrolli i medieve është kontrolli i informacionit.
Pa media të lira nuk ka informacion.
Qytetarët mashtrohen dhe vetëm mashtrohen.
Askush nuk mund të gjykojë duke u nisur nga mjedisi rreth tij.
Por kur studimi tregon se audiencën e dominojnë ato media që në doktrinën e mashtrimit paraqesin disfatat për suksese, bëjnë gjithçka të përqendrohen në çështje tretësore, katërsore, për të shmangur skandalet, listën e zezë të rekordeve të qeverisë.
Në qoftë se ta zëmë një ish-opozitar ka 10 vite që nuk ka folur një fjalë, kanë me borxh ta bëjnë yll mediatik, mjafton për faktin që ka qenë dikur në opozitë. Të gjitha këto në shërbim të mashtrimit publik. Të gjitha këto në shërbim të diktaturës autoritare.
Edhe njëherë kurrë të mos harrojmë, Hannah Arendt thotë, pa media të lira, mund të ndodhë çdo gjë.
Mund të ndodhë çdo gjë sepse nuk ka opinione të drejta, opinione të sakta.
Dhe siç është faktuar, nga 10 televizione kombëtare, vetëm njëri rezultonte haptas në krahun e opozitës.
Siç është faktuar, çdo njëri që guxon për t’u thënë publikut të vërtetat. Shiko, të mos i ngatërrojmë disa gjëra. Narkodiktatorin e Tiranës e shqetëson më shumë se çdo gjë tjetër e vërteta.
Ai është i gatshëm të pranojë çdo lloj damke po të mos u thuhen të vërtetat qytetarëve.
Dhe atyre televizioneve që thonë të vërtetat, u vënë çelësat, siç bëri në mënyrën më kriminale ndaj Neës24 dhe mori përsipër autorësinë kur deklaroi se kompjuterët e gazetarëve u morën se aty do ndërtohen dronë”, tha Berisha. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.