Rama ka vendosur teknologjinë më policeske të përgjimit të çdo regjistrimi, po kontrollohet totalisht privacia e çdo qytetari, deklaroi sot Berisha.
“Unë do të paralajmëroj shqiptarët se tek Edi Rama janë zgjuar dhe ulërijnë demonët e etërve të tij xhelatë.
Ai po punon ditë e natë për ndërtimin e shtetit më policesk të planetit.
Dhe ai nuk po e fsheh këtë më, po tregohen të verbër dhe konformistë njerëzit ndaj tij, kurse ai publikisht ai kur vendosi bllokimin e TikTokut, vendosi të gjithë teknologjinë e regjistrimit të përgjithshëm të çdo lloj komunikimi në Shqipëri, teknologji të cilën nuk e ka vendosur asnjë vend tjetër, sepse ajo është teknologjia më policeske, me të cilën kontrollohet totalisht privacia e çdo qytetari, shqiptar apo të huaj.
Ky operacion është kryer nëpërmjet AKEP-it dhe famozes Vlora Hyseni.
Ky operacion është një akt policesk i shëmtuar, por tani dora-dorës me Uluziun dhe eksponentin mafioz të Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, një nga përfaqësuesit më të shëmtuar të mafies së Sigurimit të Shtetit shqiptar, po kompleton kodin në mënyrë që ta përdorë informacionin për të ndëshkuar qytetarët dhe gazetarët”, tha Berisha gjatë konferencës për shtyp.
Berisha tha se Rama po përdor projektin Smart City në shkolla që të vendosë kontrollin total në çdo hapësirë publike dhe private! Këtë gjë nuk e ka bërë as Sigurimi i Shtetit
“Me të ashtuquajturin Smart City do vendosë kontrollin më total në çdo hapësirë publike dhe private ndaj qytetarëve.
Dhe këtë e tregoi me mburrje të madhe.
Po, po, tha, do e shohim.
Imagjinoni tani të dashur nxënëse dhe nxënës se si ky do të spiunojë ju, në vendin që ka teknologjinë më ët lartë në botë, kjo kurrë nuk ndodh.
Nxënësja, nxënësi, ulet në bankë dhe shkruan këtë detyrë, këtë hartim e bëj në përgjegjësinë time dhe vetëm vetë. Dhe ky zotim mjafton, nuk i vendoset as kamera, asgjë tjetër.
Dhe kjo është mënyra se si edukohet sinqeriteti tek të rinjtë. Virtyti tek fëmijët dhe të rinjtë.
Kurse ky thotë do u fus kamerat, të shoh nëse do kopjoni apo jo.
Dhe u garantoj se do i shtrijë kamerat në çdo hapësirë të shkollave.
Ky është një akt i paimagjinueshëm.
Pra, do shohim çdo gjë. Ky është Smart City i tij.
Smart City në një vend demokratik ka synim t’u japë qytetarëve informacionin e duhur në të gjitha shërbimet, trafikun, etj, por nuk ka synim kurrë t’i përgjojë, t’i spiunojë ata në këtë mënyrë, siç thotë ky bastard i atij që firmosi varjen në litar të kundërshtarit politik.
Unë mendoj se çdo shqiptar duhet të kuptojë se vëzhgimi i tij, mbikëqyrja e tij policeske përbën fundin e çdo privacie për të.
Në një shkallë të tillë nuk e ka bërë kurrë Sigurimi i Shtetit, sado numrin e agjentëve, sado regjistrues që vendoste, por nuk ka vendosur kurrë regjistrues në klasa të nxënësve”, tha Berisha. r.p





