Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në çfarë rreziku ndodhet ekonomia shqiptare, Instituti Konservator publikon studimin

08/09/2025
Në çfarë rreziku ndodhet ekonomia shqiptare, Instituti Konservator publikon studimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nikola Kedhi, drejtor i Institutit

Instituti Konservator Shqiptar prezanton sot një studim gjithëpërfshirës mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare, modelin ekonomik që është ndërtuar vitet e fundit, duke evidentuar varësinë nga flukset e paligjshme financiare dhe pasojat e rënda që kjo sjell për zhvillimin e vendit dhe demokracinë.

Studimi tregon se, megjithëse rritja ekonomike ka qenë mesatarisht rreth 4% gjatë viteve 2022–2024, kjo rritje është artificiale dhe e mbështetur kryesisht te ndërtimi dhe shërbimet – sektorë që furnizohen në masë të madhe nga pastrimi i parave të jashtëligjshme. Prodhimi industrial ra me 7.7% në vitin 2024, bujqësia (në rënie prej tremujorit të fundit të vitit 2021), ra me 2.7%, ndërsa produktiviteti ka qenë në rënie të vazhdueshme.

Sipas të dhënave të OKB-së, flukset e paligjshme që hyjnë në Shqipëri arrijnë në një vlerësim konservator, 1–4 miliardë euro në vit, ose 5–17% të PBB-së (raporte të tjera e japin përqindjen dhe më të lartë), duke shkaktuar:

  • forcim të pashpjegueshëm të lekut (+30% ndaj euros në periudhën 2015–2025),
  • deformim të modelit zhvillimor
  • thellim të deficitit tregtar, me rënie të vazhdueshme në produktivitet dhe eksporte
  • rënie në vend të fundit për sa i përket klimës së biznesit
  • lulëzim artificial të ndërtimit, ku vetëm 22% e financimit vjen nga bankat dhe pjesa tjetër nga burime të panjohura.

Raporti thekson gjithashtu krizën demografike: mbi 1.1 milionë qytetarë sipas EUROSTAT kanë emigruar që prej vitit 2014, ndërsa nataliteti ka rënë në nivelet më të ulëta në botë. Kjo e bën Shqipërinë një vend që po humb fuqinë punëtore dhe perspektivën afatgjatë të zhvillimit dhe të demografisë.

Sponsorizuar

Rekomandimet e Institutit Konservator Shqiptar për ndryshimin e modelit ekonomik përfshijnë:

  • ulje të ndjeshme të taksave dhe burokracisë për të nxitur prodhimin dhe eksportet,
  • çlirimin e tregut nga ndërhyrjet dhe favoritizmat shtetërore,
  • forcimin e luftës në mënyrë të pakompromis kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar,
  • orientimin e investimeve drejt prodhimit, inocavionit dhe pavarësisë energjetike.

“Shqipëria nuk mund të mbështesë ekonominë e saj mbi flukset e paligjshme të parasë. Ky model është i paqëndrueshëm dhe, siç e tregon në mënyrë të qartë studimi, edhe nëpërmjet një modeli ekonometrik, rrezikon një kolaps të plotë në momentin që këto flukse ndërpriten. Zgjidhja është e qartë: një ekonomi e lirë, prodhuese dhe konkurruese, e bazuar te puna dhe inovacioni, jo te korrupsioni dhe krimi”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Institutit Konservator. a.b

Po ndodh

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

21/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej