Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha flet për Klosin, Çuçin, Lubinë, Maznikun, Ceno Klosin, Vengun dhe Peleshin

13/03/2025
Berisha flet për Klosin, Çuçin, Lubinë, Maznikun, Ceno Klosin, Vengun dhe Peleshin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe kërkojnë votën që të mbrohen, tha Berisha në një dalje për mediat sot vetëm pak orë pas shpalljes së listave të votimit nga të gjitha partitë.

“Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën.
Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta.
Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku. Si Lubia, që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve kanë avulluar në drejtime më të paditura.
Klosi, që është simboli i bixhozit, dhe e kuptoni ju vetë se çfarë do të thotë të jesh simbol i bixhozit, që le edhe lëkurën tënde peng.
E keni lexuar ju, ’24 orë nga jeta e një gruaje’ të Stefan Zvajkut?
Iu lutem qytetarëve, lexojeni këtë tregim për të patur idenë e plotë se çfarë përfaqëson Blendi Klosi, Blendi i Bixhozit.
Shalsi, që sa shkoi përgjaku Kukësin. Shalsi, që iu qahej të tjerëve se mbetën tek vjehrra 8 apartamente, kur iku nga bashkia.
Listë të mbyllur. Po Çuçi, që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të vjedhura, të përvetësuara nga Delina, që në rast se taksapaguesit amerikanë kërkojnë t’iu kthehen paratë, këto i konvertohen në vite burgu.
Po Vengu? Dezertori i NATO-s. Një nga anëtarët e çetës 5B. Edhe ai në mbrojtje, sepse kreu detyrën me ngarkesat e kokainës dhe të tjera.
Po Nikua? Peleshi, mbi të cilin rëndojnë afera nga më të rënda, firma ndër më të zezat. Qytetarët korçarë e kanë të qartë, se kush ka firmosur në vendin e Edi Ramës për djegësin e Elbasanit. E garantoj Nikon se, edhe mandat mbi mandat të marrë, drejtësisë nuk do i shpëtojë.
Jo, jo dale, se këto u injoruan mbrëmë në komente, por do i themi gjërat troç!

Njeriu që do ta mbulonte me blozë për xhepat e vetë Korçën me termocentrale. Po çfarë është lista e mbyllur e Edi Ramës?
Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe që shkojnë me paturpësinë më të madhe për t’u kërkuar votën qytetarëve për t’u mbrojtur nga Drejtësia.
A është kështu, apo jo?
Më thoni mua. Po pse, vetëm Anila Denaj do të shpqrlajë të gjithë këtë qeveri të korruptuar? Nuk mund të ndodhë kjo.
Ajo është mëkatare e padiskutueshme, por absolutisht Mirela është jo më pak. Ju them unë ju.
Pra, lista e mbyllur është lista e mafies, është lista e Skapit e Edi Ramës”, tha Berisha.

Ndërsa e konsideroi listën e PS si listë të patronazhistëve, Berisha tha se Rama nuk mund të mbulojë problematikat e tmerrshme të emrave që u paraqiti shqiptarëve.

“Të shkojmë tek lista e hapur. Të na thotë pak, çfarë është lista e hapur? Hajdutë dhe patronazhistë.
Po Ceno Klos të dytë nuk bën. Po ta krahasos Ceno Klosin me Petro Koçin, të del Petroja qelibar, pak me thënë.
E kuptoni ju, apo jo?

Pra, lista tjetër është patronazhistë dhe pastaj të tjerë kërkoni në gugëll. Mos harroni, kur t’ua dëgjoni emrat, klikoni në gugëll se çfarë janë.
Mungesë totale respekti ndaj qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhësve shqiptarë.

Le të përpëlitet sa të dojë. Le të flasë me veten nga mëngjesi gjer në darkë, atë monologun e mëngjesit ta vazhdojë gjithë ditën, por Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë problematikat e tmerrshme të listës që iu paraqiti shqiptarëve.

Ato do i mbulojë 11 maji, dita në të cilën shqiptarët do ndëshkojnë me votën e tyre Edi Ramën dhe shpurën e tij”, tha Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.