Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Një ‘tru’ energjitik për Shqipërinë dhe Kosovën, praktika transparente për naftën dhe gazin

05/03/2025
Berisha: Një ‘tru’ energjitik për Shqipërinë dhe Kosovën, praktika transparente për naftën dhe gazin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Do vendosim praktikat më transparente për shfrytëzimin e burimeve të naftës dhe gazit në Shqipëri, ndërsa do të ketë nkë kordimin të energjisë në Shqipëri dhe Kosovë me një përfitim 20% për të dy palët, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë prwzantimit të programit të PD për burimet natyrore.

LLOGARITJET/ Një potencial tepër i madh është vendosja e një sistemi unik energjetik midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Të paktën 20 përqind është përfitimi i dy vendeve.
Prodhues energjie vetëm me qymyr, prodhues energji vetëm me ujë. Kombinimet dhe krijimi i një truri dixhital që i komandon si digat, ashtu edhe furrat, përbën një potencial tjetër të ri shumë të madh, shumë të rëndësishëm.
Po atë e pengon mafia.
Ku lë mafia të lehtësohen qytetarët? Mafia shikon vetëm si të pasurohet vetë.
Tre kabllo trans-Adriatike janë licencuar gjatë viteve 2008, ja kjo që firmosi Eid Rama në Dubai. Një në Otranto, tjetra në Porto Romano, tjetra në Lezhë. U harruan, asgjë…
Ndaj dhe ne kemi besim të madh tek projektet e mëdha të prodhimit të energjisë.
Ne kemi besim tek projektet që do mbështesin fuqishëm zhvillimin e Shqipërisë.
Po mjafton të gazifikoje qytetet kryesore të vendit, nuk po them të gjithë vendin se është i mundur i gjithë vendi pa asnjë vështirësi, sot teknologjia të lejon të gazifikosh kudo, por mjafton të gazifikoje qytetet e mëdha, t’i bëje një kursim të madh se dihet se kostoja është më e ulët për ngrohje e gatim me gazin dhe më e leverdishme. T’i bëje një kursim të madh, një fitim të madh me energjinë elektrike që shpenzohet për këto qëllime.
Absolutisht asgjë, koha ndaloi për ta. Koha funksionoi vetëm për të vjedhur, për të vjedhur, për të vjedhur.
Pra, në rast se ka një fushë ku ne do të vendosim Shqipërinë Madhështore shpejt, është kjo fushë.
Po fushë ama që lehtëson çdo qytetar, që lehtëson çdo biznes.
Ne rikthehemi te çmimi i energjisë 7 lekë kilovat orë për konsumatorin familjar.
Rikthehemi te çmimi 6 lekë për biznesin nga 18-24 që është sot.
Dhe ky është një inkurajim i madh për suksesin e biznesit dhe klimën ndaj tij.
Rezervat e Shqipërisë janë të mëdha në gaz dhe naftë. Janë të pamohueshme. Gjithnjë ky vend ka mikluar dhe ka tërhequr kompanitë më të mëdha të botës. Kanë ardhur, kanë ikë, por interesi po këtu është.
Një vend që ka fushën më të madhe të naftës onshore, nuk mund t’i largohen. Edhe në qoftë se largohen, prapë kthehen.
E rëndësishme është që ne të bëjmë çdo gjë që të vendosim praktikat më transparente në kërkimin, zbulimin, shfrytëzimin e burimeve energjetike të naftës dhe gazit në Shqipëri. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.