Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Diaspora zgjedh atdheun, Berisha mitinh të madh në Athinë: Me ju krenohet Shqipëria

23/02/2025
Diaspora zgjedh atdheun, Berisha mitinh të madh në Athinë: Me ju krenohet Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti një takim sot me bashkatdhetarët në Athinë në ‘Stadiumi Paqe dhe Mirësi, në sallën Melina Mërkuri ndërsa u tha shqiptarëve se u shndërruat në një faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi.

DEKLARATA/ Takimi me ju është takimi më prekës, më mallëngjyes, është takimi me sakrificën mbinjerëzore të njeriut.
Ju në një kohë kur diktatura kishte shndërruar kombin shqiptar me një rraskapitje të madhe, pothuajse fantazëm, në një kohë kur ajo për dekada kishte vjellë vrer dhe demonizuar sa asnjë komb tjetër, fqinjin tonë mijëravjeçar, ju vërshuat drejt këtij vendi për të gjetur shpëtim nga dhimbjet e tmerrshme që krijonte varfëria e tejskajshme e trashëguar nga diktatura.
Ju sfiduat çdo gjë, çdo mashtrim, çdo dezinformim dhe erdhët drejt një të panjohure. Njerëz që gjuhën nuk e dinit, njerëz që profesionet e kërkuara nuk i kishit, por u pritët nga mirëpritësit tuaj, u pritët nga qytetarët e këtij vendi dhe me një shpejtësi të rrufeshme ju u shndërruat dora dorës në një faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe lumenjtë e djersës që ju derdhët morën vlerësimin më të lartë në të gjitha fushat e këtij vendi, ndërtim, turizëm, bujqësi.
Sot nga ju në çdo fushë ka personalitete të shquara, ka këngëtarë, artistë, piktorë, shkrimtarë, sportistë, që nderojnë Greqinë në të gjitha garat me të cilët Shqipëria krenohet dhe do të krenohet.
Historia po përsëritet.
Ne jemi në sallën që mban emrin e një greke-shqiptare të famshme, Melina Mërkuri. Melina të tjera, Irena Papas të tjera, do të dalin nga ju me të cilat do të krenohet Greqia, do të krenohet Shqipëria. a.b

Po ndodh

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej