Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri Rama në prag të një operacioni, bën publike edhe diagnozën

29/08/2024
Kryeministri Rama në prag të një operacioni, bën publike edhe diagnozën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Spitali i ri ditor, pjesë e fazës së dytë të zbatimit të masterplanit për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është gati për të ofruar shërbim të specializuar për rreth 65.000 pacientë, që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji, njoftoi sot zyra e shtypit e qeverisë.

Ndërkohë vet kryeninistri Edi Rama i cili vizitoi sot spitalin tha se është në prag të një operacioni në këtë spital së shpejti, ndërsa ka bërë publike edhe diagnozën.

“Nëse do të na shpikni edhe një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientëve,  në raste të caktuara, do të ishte shumë mirë sepse unë që për shkak të punës e njoh sistemin nga brenda më shumë se sa një njeri që thjeshtë mund të vijë në spital ose mund të ketë ardhur në spital, – e di shumë mirë qëpjesa dërrmuese mjekëve janë super, edhe bëjnë shërbim, por mjaftojnë pak individë që janë “të pavaksinuar” me normat e edukatës dhe të etikës në punë, për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e përbashkët që po bëjmë dhe që nuk ka koment. Këtu e dimë shumë mirë si ka qenë, e shohim si bëhet përditë. Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale – që i kam mësuar edhe emrin – se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi. Unë i them të gjithë atyre që ndodh që më shkruajnë mesazhe, i them “shkoni në spitalin publik, shkoni në spitalin qendror se aty jeni jashtë shteti”. Ata që e besojnë vijnë e thonë: ishte e paparë. Ata që s’e besojnë thonë: propaganda e rilindjes. Çfarë të them unë i shkreti?! Si piktor duke lexuar fytyrat, mund të them që më dukeni në formë. Uroj që të mos gabohem edhe uroj shumë që këto buzëqeshje të mos ia kurseni askujt që vjen këtu për shërbim. Një buzëqeshje e mjekut është më shumë sesa një recetë, një shpërfillje e mjekut heq 50% të efekteve të recetës, apo jo?” – u shpreh Kryeministri Rama. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

03/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.