Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysmë dilemën e Ramës

13/08/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sami Neza

“Ukraina mund të jetë, dhe po, është, gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme”, komentoi Kryeministri Edi Rama sot Zelenskin në Beograd duke lundruar nga hamendja ‘edhe mund’ tek fakti ‘po e ka gabim’. Pse duhej që Rama në këtë deklaratë të shëtiste në këtë segment mes hamendjes e faktit, pa qenë e nevojshme të përafrohej me deklaratën e Zelenskit po aq sa të vendosej përballë tij.

Reagimi i shqiptarëve ndaj deklaratës së Zelenskit kundër pavarësisë së Kosovës ishte normal bile shumë më i qetë se pazari që bëri Zelenksi me deklaratën për Kosovën duke vënë në peshore një vend të pavarur me një magazinë kallashnikovësh. Të gjithë e dinë se Ukraina nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Kjo nuk është çudi perderisa vende pa kurrfarë implikimi historik apo aktual si Greqia, Sllovakia, Rumania nuk e njohin atë. Por anjëra nga këto vende nuk ka dërguar në Beograd kryeministrin apo Presidentin që të bëjë fushatë për Vuçiç me Kosovën. Zelenski e bëri krejt ftohtë duke fyer e bërë të paqenë empatinë e shqiptarëve për të dhe ukrainasit që përleshen me garantin e Vuçiç, Putinin. Mbështetja e shqiptarëve për Ukrainën nuk është borxh që Zelenski ta kthejë. Nuk do shumë mend të kuptohet se nëse Zelenski e bënte këtë deklaratë në Prishtinë apo Tiranë nuk do merrte kurrfarë vëmendjeje. Por ta shesësh si aset negociatash një vendimarrje ndaj lirisë së një vendi pikërisht atje ku skuthi më i madh i Ballkanit thur gjithë ditën skenare kundër Kosovës, është pak të thuash cinike. 

Ndërkaq frika prej precedentit Krime dhe interpretimit rus përmes rastit të Kososvës është thjesht pretekst. Krimeja jo e jo por  edhe Ukraina vet si e tërë nuk ka ngjashmëri me rastin e Kosovës. Ukraina ka shpallur pavarësinë nga Rusia (Bashkimi Sovjetik) në gusht 1991 pas shumë e shumë variablave historikë që ndërthurin të shkuarën e saj me Rusinë, duke nisur nga gjuha e deri tek kryeqyteti i sllavëve. Ata kanë dhënë e marrë mes veti, përfshirë dhe gjuhën. Kosova nuk ka asnjë lidhje përveç gjeografike me Serbinë si fqinj verilindor i saj. Nuk ka gjuhë të njëjtë bile gjuha e serbëve ngjan brenda habitatit të vet edhe me ata që flasin në gjuhën amë ngjitur me Kinën veriore por nuk kuptohet në fshatrat kufitare në Kosovë kufitare me serbët. Kosova nuk ka kulturë dhe as kovalenca historike natyrale me serbët. Ndërthurja pushtues- i pushtuar i ka mbajtur kaq larg dy kombet në marrje-dhënie, një raport që nuk ka qenë kurrë kaq i ashpër mes Ukrainës dhe Rusisë, bile as sot që janë në luftë. 

Ndërhyrja e Ramës për të korrektuar qëndrimin në Prishtinë e Tiranë ishte i  panevojshëm për këtë qëllim. Po ashtu vizatimi normal i Zelenskit nga Tirana edhe kur i thua e ke gabim e bën të palogjikshëm neutralitetin ndaj aktrimit proserb të Zelenskit. 

Po ndodh

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.