Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Industria e kokainës në Tiranë, SPAK i prek një fije. Sekuestrohen prona e biznese që dyshohen se lidhen me Çopjan

26/08/2024
Share on FacebookShare on Whatsapp

Industria e mbajtur nga kokaina në Tiranë mori sot një goditje të vogël teksa u sekuestruan disa prona të Arben Lamçes të sponsorizuara dyshohet nga Franc Çopja.

Ato janë një kompleks vilash në zonën e Lundrës, hotel, kompani ndërtimi etj që janë sekuestruar gjatë muajit Gusht 2024 nga SPAK, të cilat besohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal dhe që zotërohen nga Arben Lamçja dhe biznesmeni Arjan Ormenaj. 15 pasuritë janë të regjistruara në emër të Arben Lamçjas, bashkëshortes së tij Manjola Hysenaj, Gentian Paruca, Eduard Petalli, Dile dhe Fatmir Petalli.

Ndër pasuritë e sekuestruara është vila “Gjuta” që ndodhet në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë, e cila është marrë me qira nga vëllezërit Çopja me qëllim ngritjen e një biznesi aty. Po ashtu u sekuestrua edhe Hotel “Domus”, i cili ndodhet pas Piramidës në kryeqytet. Fillimisht, ky biznes ishte në pronësi të Xhino Kazazit dhe Dhimitër Galloshit. Por më 30 janar 2020 vendosin t’ia shesin këtë biznes në qendër të Tiranës, Arben Lamçjajt, kundrejt një vlerë qesharake prej 100 mijë lekë të vjetra.

Pas pagimit të kësaj shume jashtë zyrës së noterit, Lamçja bëhet pronar i këtij biznesi me vlerë qindra mijëra euro.

Por 39 ditë nga blerja e kësaj pasurie për vetëm 100 mijë lekë të vjetra, pronari i ri Arben Lamçja vendos të heqë dorë nga ky biznes duke ia shitur aksionet në 11 mars 2020, Manjola Hysenajt, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e tij.

Shitja e aksioneve është kryer me të njëjtin çmim që Albert Lamçja e kishte blerë 1 muaj e gjysëm më parë nga Xhino Kazazi dhe Dhimitër Galloshi.

Janë sejuestruar pronat e biznesmenit Arjan Ormenaj, 18 pasuri të regjistruara në emër të “Elba Beton” dhe vetë kjo kompani përfshirë këtu dhe disa llogari bankare.

Kujtojmë që disa prej këtyre pasurive në Elbasan dhe Tiranë, janë bllokuar dhe në 28 korrik 2016 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Por me vendimin e 5 Prillit 2017, Gjykata e Lartë ka cilësuar të paligjshme sekuestron e vendosur ndaj pronave dhe biznesit të “Elba Beton”, duke i liruar ato.

Sipas Gjykatës së Lartë, këto pasuri kanë qenë fillimisht të hapura nga Arben Lamçja dhe më pas përmes kontratave të rregullta noteriale, ai ja ka shitur kundrejt 170 milion lekëve, dy biznesmenëve nga Elbasani Arjan Ormenaj dhe Besnik Rami, transmetoi ora news. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysëm dilemën e Ramës

13/08/2026
Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysëm dilemën e Ramës

13/08/2026
Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.