Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Opozita në protestën e 22 te bashkia e Tiranës: E bënë kryeqytetin të pajetueshëm

22/08/2024
Opozita në protestën e 22 te bashkia e Tiranës: E bënë kryeqytetin të pajetueshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

U mbajt sot protestën e 22-të para bashkisë së Tiranës përmes së cilëe kërkohet dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj pas skandalit korruptiv me dosjen “5D” dhe inceneratorëve.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se Veliaj dhe zyrtarët në varësi të tij po bëjnë çfarë është e mundur për të shuar protestën, por opozita do të vazhdojë deri në realizimin e objektivit. Ai akuzoi SPAK se po mbron edhe Veliajn njësoj si Ramën.

“Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe pse ka pasur një besim të qytetarëve kur u ngrit SPAK, çfarë kanë parë këto ditë? Një institucion plotësisht të kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. SPAK, që ne prisnim të bënte drejtësinë në këtë vend, nuk i përmend as emrin Erion Veliajt. Në këtë godinë strehohet një bandë, një grup i strukturuar kriminal”, u shpreh ai.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se në 9 vite jeta në Tiranë është përkeqësuar.

“Një milion euro në vit menaxhon ky qytet, kjo bashki. Po a ka shërbime më të mira, infrastrukturë më të mirë, shërbime publike më të mira?! Jo! Përkundrazi!  A ka një transport më të mirë urban?! A keni më shumë ujë në çezmat tuaja? Jo! Përkundrazi!  A keni ndonjë ajër më të shëndetshëm për të thithur? A është ky një qytet i jetueshëm? Jo!  Ashtu siç e tha edhe raporti ndërkombëtar i NUMBEO-s, katër javë më parë, Tirana është qyteti me cilësinë më të ulët të jetesës në Ballkan dhe në Europë!”

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi e cilësoi bashkinë e Tiranës si një “bankomat të zuzarëve”.

“330 mln euro është buxheti i bashkisë, ose 1 mln euro në ditë ka buxhet ky institucion për të shpenzuar për këtë qytet, për të dhënë më shumë shërbime, për të garantuar ujë të pijshëm, shkolla, rrugë të mira, dhe çdo shërbim përfshirë edhe ato pak lulishte që për fat të keq janë kthyer në sheshe ndërtimi për kullat e drogës. I vetmi shërbim që për 3 mandate në krye të kësaj bashkie ka garantuar Erion Veliaj është pikërisht avancimi i aferës së plehrave. Është i vetmi shërbim që vazhdon pa asnjë pengesë, as nga drejtësia, që ende nuk vazhdon të ndërpresë pagesat për një shërbim që nuk kryhet”, tha Blushi. a.b

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej