Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Atentati i pamëshirshëm në Memaliaj, kush janë 3 viktimat dhe çfarë çoi tek ngjarja e rëndë

21/07/2024
DETAJET/ Atentati i pamëshirshëm në Memaliaj, kush janë 3 viktimat dhe çfarë çoi tek ngjarja e rëndë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pamje nga vendi ku ndodhi masakra

Tre persona u qëlluan për vdekje ndërsa një tjetër mori plagë të rënda gjatë një atentati mafioz dhe të  pamëshirshëm në Memaliaj të Tepelenës.

Ngjarja ndodhi afër mesnatës së mbrëmshne ndërsa të vrarë janë Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç, dhe Gledio Muka 36 vjeç.

I plagosur ëdhtë Artur Kalemi 57 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

“Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç, dhe Gledio Muka 36 vjeç. Ndërsa është plagosur Artur Kalemi 57 vjeç i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, njoftoi policia e Tepelenës.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë.

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku digjej automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

Besohet se Shyqyri Kalemi ka qenë objektiv i atentatit.

Shyqyriu është babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtua disa atentateve, brenda e jashtë vendit.

Andrea hetohej si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Dy vëllezërit Kalemi, janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vdekur në një atentat mafioz, me eksploziv në makinë në afërsi të TEG më 11 qershor 2022.

Disa muaj më vonë, në 16 dhjetor 2022 në Tiranë u ekzekutua biznesmeni nga Fieri me banim në Sarandë, Edmond Papa për të cilën dyshohet se u krye si hakmarrje për ekzekutimin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj.

Andrea Kalemi, vëllai i Zamir Kalemit ka rezultuar në dosjen hetimore të vrasjes së Edmond Papës si person i cili ishte interesuar për eleminimin e biznesmenit nga Saranda. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026
ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.