Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM NGA SAMI NEZA/ ‘Perurimi’ i Belindës

05/07/2024
SHËNIM NGA SAMI NEZA/ ‘Perurimi’ i Belindës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sami Neza

Një festë e madhe u bë sot gjithë ditën në Llogara në hyrje, ne mes dhe në dalje të tynelit. Dukej si shumë festë për një tynel ndërkohë që tashmë Shqipëria e ka konsumuar kënaqësinë e tynelit të parë, bile edhe të tynelit të dytë, dhe në tentativë të kënaqësisë së herës së tretë tek tyneli i ashtuquajtur në Murriz.

Grupet patronazhiste labe që i këndojnë Edi Ramës, Belinda Ballukut, Mirela Kumbaros, gëluan në ato metra të florinjta të rrugës që të shpie në hyrje të tynelit dhe më tutje deri brenda në tynel. Gra socialiste, regjisore në çast për çfarëdo situate, qoftë hare, qoftë vaj, qoftë urrejtje dhe dashuri pa kufi gëzonin kësaj here për shkak të gëzimit që ishte urdhëruar. Megjithatë ishte festë. Një sfidë e realizuar përballë tyneleve që bëri PD dhe Berisha.

Por tërheqja në protoganizëm e Edi Ramës në raport me tynelin e bën këtë festë të lakueshme politikisht.

Shumë vite më parë e ka bërë këtë zhvendosje Berisha kur u inagurua tyneli i Krrabës, ndoshta ndër veprat me racionale por edhe me më pak kosto në të gjithë infrastrukturën e Shqipërisë. Ylli i festës ishte Lulzim Basha, kryetar i bashkisë së Tiranës, pa asnjë lidhje me atë vepër. Ajo ishte ndërtuar kur ministër i Transporteve ishte Sokol Olldashi. Për shkak të axhendës filoBasha, Olldashi refuzoi përfshirjen në festë. Berisha promovoi Bashën si mundësi për lider pas tij me një tynel duke u tërhequr nga balli i sofrës, në atë masë sa të kuptohej se i preferuari ishte Basha.

Sot e shohim pamjen të përsëritet edhe pse Rama ka mjaft novitet në të tilla shfaqje. Kësaj here nuk doli nga skema pavarësisht se detajet janë më të disiplinuara e më të kuruara se ato të Krrabës.

Belinda ka marrë drejtimin e autobusit ku ndodhen kryeministri një sedilje pas, ministra dhe popull në sediljet në vijim, ngjashëm si tek mozaiku i muzeumit kombëtar.

Ajo e ka nisur festën që mbrëmë teksa zhvendosi skenën e tv kombëtar Top Channel në tynel, më një bisedë mjaft ‘metro’ me Gridën. E gjithë kjo ndodh tri javë para kongresit të PS, ku gjerat priten të mos jenë më si më parë.

Se sa mban profili i Ballukut, kjo është një tjetër bisedë, por që ajo tashmë është kornizuar dhe paketuar tek post Rama, nuk ka më dyshim. Tyneli është hapur sot bashkë me një ofertë për socialistët.

 

i

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

19/08/2026
MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

19/08/2026
MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.