Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ N/kryetarja e Fierit, tendera me kompaninë e familjes në konflikt interesi

22/06/2024
DETAJET/ N/kryetarja e Fierit, tendera me kompaninë e familjes në konflikt interesi
Share on FacebookShare on Whatsapp

N/kryetarja e bashkisë së Fierit, Eleni Gjikondaj, është përfshirë në konflikt interesi prej vitesh duke përfituar fonde publike edhe pse mbante pozicione të rëndësishme.

”Gjikondaj,një zyrtare e lartë lokale në administratën hajdute te Edi Ramës, është dëshmi se babëzia dhe vjedhja nuk njohin as kufij dhe as gjeografi apo gjini”, deklaroi sot zëdhënësja e PD për antikorrupsionin, Genta Vangjeli.

Në një cv të shkurtër të zj. Gjikondaj, rezulton se ajo ka mbajtur një seri detyrash: 2014 deri 2016 punëmarrëse në Drejtorinë e Mjedisit Fier; 2016 përgjegjëse finance bashkia Roskovec; 2019 anëtare e këshillit bashkiak fier për PS.

Aktualisht mban postin e nënkryetares së bashkisë Fier.

“Gjikondaj është e lidhur në konflikt interesi me subjektin tregtar me iniciale A.. .. .. shpk me pronar bashkëshortin dhe kunatin e saj.

Ky subjekt ka përfituar të paktën 169 tendera vetëm nga institucionet e qeverisjes vendore, me vlerë 6 milion euro, nga të cilat 6 kontrata i ka me bashkinë Fier dhe 6 me bashkinë Roskovec.

Ligji i konfliktit të interesit, neni 35 pika 2, vlerëson aksionet e bashkëshortit si të ishin të regjistruara në emrin e vetë zyrtares Gjikondaj dhe i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.

Por ligji nuk i ka penguar as Kryetarët e bashkive Fier dhe Roskovec dhe as familjen Gjikondaj të lidhin kontrata publike të kundraligjshme.

Gjithashtu, me anë të Vendimit nr.2 datë 19 Maj 2023 të Asamblesë së përgjithshme të UKT Fier, në varësi të Bashkisë Fier, “ujkut i varen sërish mëlçitë në qafë”…

Kështu Eleni Gjikondajt i është caktuar detyra e likuidatores së kësaj shoqërie, pra mbyllja e të gjitha veprimeve të shoqërisë, mbledhja e kredive të paarkëtuara dhe e kontributeve të pashlyera, shitja e pasurive të shoqërisë dhe shlyerja e kreditorëve.

Është në dorën e Eleni Gjikondaj të përgatisë edhe një bilanc të gjendjes së shoqërisë në çastin e hapjes së likuidimit dhe një bilanc përfundimtar në çastin e mbylljes së këtyre procedurave, si edhe Raportin e Likuidimit.

Kryetari i këshillit të bashkisë Fier, me pak fjalë, i ka ngarkuar zyrtares së preferuar të fshehë vjedhjet e deritashme, dhe mundësisht, të aksesojë në ndonjë të re kur t’i jepet rasti”, shpjegoi Vangjeli. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ “Oazi i paqes”, shqiptare dhe seksi, ja në cilin lum mund ti gjeni

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

19/08/2026
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuari për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

19/08/2026
Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.