Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha shpjegon momentet e procesit në Komisionin e Apelimit të Emigracionit në BM

18/06/2024
Berisha shpjegon momentet e procesit në Komisionin e Apelimit të Emigracionit në BM
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha ka shpjeguar sot disa momente që lidhen me vendimin e Komisionit të Apelimit të Emigracionit bë Britaninë e Madhe.

“Ankimet në këtë Komision, kërkonin që edhe Home Office të rishqyrtonte vendimin e tij. Në këtë kuadër u vendos një bashkëpunim në përputhje me marrëveshjet e arritura midis departamentit të kësaj ministrie dhe avoketëve të mi, në të cilin në mënyrë të vazhdueshme ne paraqitëm mijëra faqe, dokumente që rrëzonin të gjitha shpifjet dhe trillimet e medieve të Xhorxh Sorosit, BIRN, Balkan Insight dhe të Carlo Bollinos, mbi të cilat ishte bazuar dhe marrja e vendimit, shpifjet e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës dhe hidhej dritë në të vërtetat e kësaj dosje.

Por SIAC zbulon në vendimin e tij, dy elementë shumë të rëndësishëm.

Së pari deklaron se ai, nuk është marrë me vërtetësinë e provave dhe fakteve të paraqitura, por thjeshtë është marrë nëse Sekretarja e Shtetit, ka patur prova të mjaftueshme, ka bërë analizë të drejtë të provave për vendimin që ka marrë.

Së dyti, SIAC na informon, se ai nuk ka marrë parasysh mijëra e mijëra faqe, të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë, në Home Office, mbasi këto faqe nuk janë shqyrtuar siç kërkon ligji nga sekretarja e Shtetit, sepse janë dorëzuar me vonesë.

Kjo është absolutisht një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu.

Avoketërit e mi, kanë dorëzuar në kohë, në përputhje me marrëveshjen të gjitha dokumentet e kërkuara nga Home Office, por këto dokumente nuk i janë paraqitur sekretares së Shtetit, me dy qëllime.

Së pari, që ajo të mos mësonte të vërtetën.

Së dyti, që këto dokumente të mos mund të paraqiteshin në SIAC duke mos i shqyrtuar sekretarja  e Shtetit”, shpjegoi Berisha.

Në vijim ai tha se një nga argumentat për lidhje me krimin është Fation Dauti që është dëbuar nga BM.

“Imagjinoni, dëshmohet për lidhje me krimin ndaj Sali Berishës, duke përdorur goditjen me shkelm të një dere nga Fation Dauti, një qytetar që nuk e kam pranuar kurrë në jetën time dhe që vet e pranoi se, mund të mos jetë i lidhur me Berishën, në një kohë kur në zyrën e Edi Ramës, ulet këmbëkryq përfaqësuesi i kartelit më të rrezikshëm në botë, meksikan, Luftar Hysaj, madje dhe merr licencë për kazino.

Pëllumb Gjoka fiton statutin e investitorit strategjik.

Shqipëria thërritet tani botërisht si një narkoshtet”, tha Berisha. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

29/07/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Metës në gjyq, kërkon dëshmitar Edi Ramën

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

29/07/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.