Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama sot në Prishtinë, nuk ka takim me Albin Kurtin

10/06/2024
Rama sot në Prishtinë, nuk ka takim me Albin Kurtin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot më 10 qershor, një vizitë në Republikën e Kosovës, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës ndërsa ka shmangur një takim me homologun e tij Albin Kurti.

Në nisje të vizitës, Kryeministri Rama do zhvillojë një takimkokë më kokë me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Më pas, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në KonferencënNdërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtijpërvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Rama duhet të ketë ndryshuar qëndrim ndaj kontributit dhe lidershipit të Rugovës. Në fjalimin e patë që mbajti në Parlamentin e Kosovës si kryeministër i Shqipërisë ai shmangu nga fjalimi Rugovën duke i detyruar deputetët e LDK të linin sallën gjatë fjalës së tij në shenjë mospranimi.

Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve tëKonferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema.

Sponsorizuar

Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama do të pritet nga kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në njëceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, njëretrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës nëKosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave tëartistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhetërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. a.b

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej