Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK hap hetimin penal për Xibrakën dhe dyshimet për përfshirjen e Olsit

08/05/2024
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“SPAK, ka hapur procedimin penal 335/1. Kam njoftim zyrtar dhe jam ftuar ne SPAK, per te dhene informacion si person ne dijeni”, deklaroi sot n/kryetari i PD, Gazment Bardhi gjatë një konference për shtyp në selinë e PD.

Bardhi ka shpjeguar pak ditë më parë se prokuroria në rastin e laboratorit të Xibrakës, arrestoi 9 persona të cilët më vonë edhe u dënuan. Ndërkohë në dosjen e prokurorisë flitet për një person të paidentifikuar nga policia.

“Prokurorët janë kujdesur që këtë faturën e mosidentifikimit të personit t’ia lënë Policisë së Shtetit që është në varësi të Edi Ramës dhe rezulton që ka hapur një dosje të veçantë, pra një procedim penal të veçantë. Pra në vendimin e gjykatës për dënimin e anëtarëve që u arrestuan thuhet ndër të tjera se në datë 8 Mars 2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedime për bashkëpunëtorin e paidentifikuar duke e emëruar me numrin 335/1 procedimi për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e këtij personi. Në dosjen dhe raportet e policisë ky person identifikohet si personi i moshës 45 vjeç, pra policia dhe prokuroria dinë ekzaktësisht moshën e personit me flokë të shkurtra, pra dinë dhe pamjen e tij dhe që përdor mjetin fuoristradë me targë AA 653 DM. Pra në këtë rast ka munguar vetëm emri”, tha ai.

Për Bardhin, të gjitha të dhënat e prokurorisë për personin e panjohur, përputhen me ato të vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama.

 

“Së pari Olsi Rama ka lindur më 9 Shtator 1969 dhe në periudhën që flitet, pra Dhjetor 2014, Janar 2015 ka qenë ekzaktësisht 45 vjeç. Së dyti besoj ti e njeh është një person me flokë të shkurtra. Rezulton që është një person me flokë të shkurtra. Ajo që i mbivendoset këtyre të dhënave që mund të jenë të rastësishme me çdo person tjetër ka të bëjë me faktin se sipas të dhënave të sistemit TIMS person i paidentifikuar përdorues i makinës me targë AA 653 DM rezulton të jetë shtetasi Olsi Rama. Këto janë të dhënat e sistemit TIMS, nuk janë shpikur nga Gazment Bardhi. Olsi Rama ka përdorur automjetin që referohet në dosje që përdoret nga ky person, i paidentifikuar…

A ka shqiptar që mund të besojë se policia arrin ta dallojë një person në pamje, arrin t’i caktojë moshën fikse pra nuk ka thënë rreth të 40 apo rreth të 50, ka thënë është i moshës 45 vjeç? A mund t’i caktosh dikujt moshën pa e ditur kush është? Ndërkohë që emrin nuk ia kanë vënë. Emrin ia vë sistemi TIMS sepse përdorimi i makinës me këto targa është bërë nga vëllai i kryeministrit”, tha ai.

Bardhi tha se të njëjtin automjet e kanë përdorur edhe 3 anëtarë të tjerë të grupit kriminal që janë identifikuar.

“Pra 3 të tjerë janë identifikuar, personi i katërt i paidentifikuar që ka përdorur makinën rezulton të jetë Olsi Rama”, tha ai.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, pronësia e mjetit në fjalë është në emër të një gruaje.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej