Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kuptimi i deklaratës së parë të Veliajt për drejtorët e arrestuar: Për hir të organizatës disa anëtarë duhen sakrifikuar

03/04/2024
Mbledhje në 5 minuta edhe në këshillin bashkiak të Tiranës, mazhoranca i shmanget kudo përballjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i shkundi sërish duart nga mëkati para disa adoleshentëve nga të cilët fare pak mund të kuptojnë për çfarë e ka fjalën Erion Veliaj.

Nuk e bëri këtë deklaratë para gazetarëve por përpara atyre që seleksionohen kollaj dhe po ashtu ende nuk dinë se sa dëm i ka bërë Tiranës ai rob që u flet si turist në Tiranë për korrupsionin kriminal në zyrat që qeveris vet.

Ai flaku larg vetes bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, drejtorët e arrestuar pa kërkuar falje në asnjë fjalë për vjedhjen e strukturuar të parave të bashkisë nga drejtorët e zgjedhur prej tij.

Veliaj ka biseduar me gjimnazistë të “Qemal Stafës”, kështu thotë të paktën se kush kishte mundësi ti verifikonte nëse ishin gjimnazistë apo fëmijët e anëtarëve të organizatës. Mes gjimnazistëve ishte edhe infermierja.

”Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetëkorrektuese. Ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit. Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj për auditorin e tij me 15 vjeçarë.

Pak ditë më parë 9 zyrtarë të bashkisë u shpallën nën hetim dhe akuza për korrupsion, pastrim të parave etj. Mes tyre ishin edhe 5 drejtorë e ish drejtorë që përmes kompanisë 5D morën disa miliona nga buxheti i bashkisë përmes tenderave dhe i investuan në projekte private. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.