Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në Lushnjë: Në këto zgjedhje garojnë dy alternativa, e para buron nga ju njerëzit, e dyta buron nga bodrumet e Edi Ramës

10/05/2023
Berisha në Lushnjë: Në këto zgjedhje garojnë dy alternativa, e para buron nga ju njerëzit, e dyta buron nga bodrumet e Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në këto zgjedhje garojnë dy alternativa, e para buron nga ju njerëzit, e dyta buron nga bodrumet e Edi Ramës, tha sot në Lushnjë kreu i PD, Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne erdhëm në përfundimin e kësaj fushate elektorale, me përpjekjen më të madhe që në epiqendër të saj të jeni ju, banorët, qytetarët e Lushnjesh, të jenë qytetarët shqiptarë, me problemet e tyre, me projektet për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Sot në Lushnje dhe mbarë Shqipërinë garojnë dy alternativa.
Njëra alternativë që buron nga ju, kandidatët i keni zgjedhur ju. Kandidatët që keni zgjedhur kanë trokitur derë më derë, zemër më zemër. Kanë ndërtuar një program kryekëput për qytetarët. Kandidatët që keni zgjedhur, i keni zgjedhur me vetitë më të arrira dhe ju garantoj se programi i tyre do të ndryshojë Lushnjen dhe Shqipërinë.
Në krahun tjetër, janë kandidatët e bodrumit të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me qytetarët, për të cilët nuk ka votuar asnjë qytetar i vetëm dhe që nga mëngjesi në darkë u thuri lavde, njeriut që kalon nga sheshi në shesh me zorrën qorre në gojë.

Me disa me shprehje halabaku. Njeriu që në vend të paraqesë alternativë para jush, të japë llogari para jush përpiqet të mbrohet me shprehje banale, përdor një fjalor me të cilin tregon qartësisht se për atë qenie ju nuk ekzistoni. Sepse përpiqet me çdo kusht, që me atë fjalor, tallavanë e tij të mbulojë, maskojë sadopak vjedhjen e tmerrshme që ai u ka bërë gjatë këtyre 8 viteve. Të përpiqet të mbulojë sadopak dhunimin masiv të të drejtave tuaja gjatë këtyre viteve. Të përpiqet të mbulojë sadopak përzënien, dëbimin nga Shqipëria të 1/3 së lushnjarëve, 1/3 së shqiptarëve.
Të përpiqet të mbulojë sadopak braktisjen e plotë të fshatit shqiptar, dramën që ai u krijoi bizneseve në qytete, por në mënyrë të veçantë dramën e madhe që u krijoi bizneseve në fshatrat e Myzeqesë dhe mbarë Shqipërisë.

Asnjëherë fshatarët shqiptarë nuk kanë pasur një regjim më armik se ky, një regjim që i takson ata në mënyrë të njëanshme, një regjim që i hap kufijtë për të lënë në fushë prodhimet e tyre, një regjim që krijon monopolin e imputeve dhe bën që dengu i barit të kushtojë shumë më tepër se qumështi i prodhuar.

Ka krijuar mbi vendin një rrjet mafioz në të cilin zyrtarët pasurohen, majmen, qeveritarët vjedhin miliona e qindra miliona, kurse shqiptarët ikin dhe vetëm ikin si njerëz të pashpresë paçka se toka e tyre është një parajsë e vërtetë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.