Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka bërë të ditur se Valon Bela dhe Bekir Halimi janë shpallur persona të padëshiruar në Shqipëri për një periudhë 10-vjeçare, pas informacioneve të siguruara dhe konsultimeve me agjencitë e sigurisë.
Në një intervistë për ABC News, Lamallari tha se vendimi është marrë më 17 korrik, duke e cilësuar atë si një masë në mbrojtje të interesit kombëtar. Sipas tij, autoritetet shqiptare nuk do të tolerojnë veprimtari apo agjenda që cenojnë sigurinë dhe interesat e vendit.
Ministri theksoi se vendimi është bazuar në informacionet e mbledhura nga institucionet përgjegjëse dhe në vlerësimin e aktivitetit të dy personave.
“Në peshën e gjithë fakteve të ardhura nga aktiviteti i dy personave është krijuar perceptimi për t’i shpallur persona të padëshiruar në Shqipëri. Vendimi u mor më 17 korrik. Kam gjykuar se është me vend shpallja e tyre persona të padëshiruar dhe dëbimi jashtë Shqipërisë për një periudhë 10-vjeçare”, u shpreh Lamallari.
Ai shtoi se vendimi është paraprirë nga konsultime me agjencitë e sigurisë, ndërsa nënvizoi se Shqipëria duhet të veprojë sipas standardeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Kemi pasur konsultime me agjencitë e sigurisë. Sa më shumë i afrohemi familjes evropiane, aq më shumë duhet të sillemi si një vend anëtar, duke mos lejuar asnjë agjendë kundër vendit tonë. Bëhet fjalë për informacione shumë të kufizuara dhe një mbikëqyrje të vazhdueshme nga agjencitë”, deklaroi ai.
Duke komentuar protestat e zhvilluara në vend, ministri tha se, sipas tij, ato janë shfrytëzuar nga “vende jo mike” dhe se Policia e Shtetit do të vijojë të garantojë rendin publik.
“Nuk do të hezitoja të merrja vendime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për interesin kombëtar të vendit tim. Protesta u shfrytëzua nga vende jo mike. Minoranca nuk mund të pengojë pjesën tjetër të shoqërisë. Po abuzohet me protestat. Këtu vjen në lojë Policia e Shtetit, e cila duhet të garantojë gërmë për gërmë rendin dhe sigurinë publike. Flitet për demokraci, ndërkohë kemi nxitje të dhunës”, përfundoi Lamallari.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Valon Bela falënderoi mbështetësit për mesazhet e solidaritetit dhe deklaroi se një vendim administrativ nuk mund të zhbëjë historinë.
“Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë ‘non grata’ historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është vetëm se kush u shpall ‘non grata’, por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare”, shkruan ai.
Në reagimin e tij ai sulmon edhe kryeministrin Edi Rama, duke e krahasuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet, por me veprën që ka lënë pas dhe me respektin që gëzon në mesin e popullit… Dhe mu në sinkron të plotë, Rama & Vuçiq më fusin në listën e të padëshiruarve. Kjo flet shumë!”, shkruan Bela.
Ndërsa Hoxha Bekir Halimi e kpnsideron padrejtësi vendimin e qeverisë shqiptare. https://cdn.revive-adserver.net/47bafddcc50350003b6d561f13bc72cc/index.html?clickTag=https%3A%2F%2Fservedby.revive-adserver.net%2Fcl.php%3Fbannerid%3D207928%26zoneid%3D25385%26sig%3D189c85926fa896ffc39260c5e2ac62b6a7db99ff9d7e5d91c7944b2e6e76cf4c%26oadest%3Dhttps%253A%252F%252F
“Sot gjithë ditën pasi doli lajmi i shpalljes non-grata të emrit tim, kisha telefonata të shumta nga shumë miq, dashamirë, intelektualë, gazetarë e biznesmenë të brengosur nga ky vendim.
Unë falënderoj të gjithë ata që më kanë thirrë e më kan shkruar e juu them Allahu ju shpërbleftë, ju mëshiroftë e ju gëzoftë. Është mërzi kur të bëhet padrejtësi sidomos atyre personave që ia kanë kushtuar jetën ngritjes së vetëdijes fetare tek populli ynë dhe kontributit patriotik për zhvillimin tonë kombëtar.
Kështu e ka jeta.
Ne do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi e të luftojmë padrejtësitë e do të mundohemi të kontribuojmë vazhdimisht për të ndërtuar shtete të drejta e funksionale ku cdo qytetar do ndihet i nderuar dhe i privilegjuar me të drejta të garantuar dhe mirëqenie ekonomike, me një jetë të rehatshme ku dëshmojmë atdhedashuri e patriotizëm, duke i edukuar fëmijët me fe dhe nder që të vazhdojnë të kontribuojnë për ti bërë shtetet tona më të mira e më të përparuara. Të mos lejojmë ta braktisin këtë vend të rinjtë tanë. Ishalla sa më shpejt korrigjohet kjo padrejtësi e gabim”, tha Halimi.a.b





