Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, për shkak të mosrespektimit të afateve të parashikuara në marrëveshjen mes palëve.

Burime zyrtare bëjnë me dije se procedurat kanë nisur këtë të martë, me synimin për të zhbllokuar situatën e krijuar pas vonesave në realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend. Aeroporti, ndërtimi i të cilit nisi në nëntor të vitit 2021, ishte parashikuar të hynte në funksion gjatë vitit 2025.

Në fazat e para, punimet avancuan sipas planit dhe në maj të vitit të kaluar në pistë u ul edhe avioni i parë testues, duke konfirmuar përfundimin e saj. Megjithatë, më pas projekti u përball me ngërçe si pasojë e konfliktit mes aksionerëve.

Mosmarrëveshja ligjore mes Behgjet Pacollit, zotërues i 98% të aksioneve, dhe Valon Ademit, me 2% të aksioneve, ndikoi në ecurinë e investimit. Ademi kërkoi njohjen e 47% të pronësisë, duke e çuar çështjen në gjykatë. Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë pezulloi të drejtat e Pacollit, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli. Më pas, Gjykata e Lartë riktheu kontratën fillestare, por palët vijuan përplasjen gjyqësore, këtë herë për administrimin e kompanisë.

Sipas burimeve, kjo situatë ka ndikuar jo vetëm në ritmin e punimeve, por edhe në procesin e marrjes së licencës për funksionimin e aeroportit.

Në reagimet e tij publike, Behgjet Pacolli ka kërkuar ndërhyrje institucionale dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Ndërkohë, me nisjen e procedurave për zgjidhjen e kontratës, qeveria synon të marrë në administrim projektin dhe të gjejë një zgjidhje për vijimin e investimit. Mundësia e ndërprerjes së kontratës ishte paralajmëruar tre muaj më parë edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili u kishte lënë afat palëve për zgjidhjen e konfliktit.

Aeroporti i Vlorës konsiderohet një investim strategjik nga qeveria, me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në jug të vendit, si dhe në projektet e planifikuara për zonën e Ishullit të Sazanit.

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.