Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata e Ramës se serbët dhe shqiptarët janë kushërinj/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë antishqiptare

02/05/2023
Deklarata e Ramës se serbët dhe shqiptarët janë kushërinj/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë antishqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Serbët dhe shqiptarët janë kushërinj, ka deklaruar Rama në Athinë ndërkojë që ka reaguar ashpër kreu i PD, Saki Berisha. “Dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë antishqiptare të Ramës”, deklaron Rama.

Sali Berisha: Sot, unë këtu dënoj me forcën më të madhe, deklaratën antishqiptare në Athinë të Edi Ramës.
Për herë të parë në tërë historinë e Shqipërisë, në tërë historinë e Ballkanit dhe botës, një njeri i papërgjegjshëm deklaron se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj.
Për të justifikuar tradhtinë e tij ndaj kombit shqiptar, ai arrin të shkelmojë mbi qindra mijëra të vrarë nga barbaritë serbë, të quajë gjenocidet serbe si gjenocide të kryera mes kushërinjve.

Një mendje njerëzore më antishqiptare se kjo nuk mund të bëhet.
Me kushërirllëkun që njeh Edi Rama, kërkon të legjitimojë çdo pretendim serb në territoret shqiptare.
Kërkon të vendosë në harresë të gjitha barbaritë serbe, shkelmon historinë, shkelmon të vërtetën, shkelmon çdo gjë me një formulë të dhënë nga Beogradi, për ta thënë në Athinë.
Ku e bazon? E bazon vetëm në vasalitetin, në asgjë tjetër shqiptarët dhe serbët nuk janë kushërinj.
Shqiptarët janë këtu që kur është krijuar kjo tokë. Serbët, sipas historisë së tyre, kanë ardhur këtu nga stepat në shekullin e gjashtë.

Se ku e gjen lidhjen e gjakut Edi Rama, e gjen në tradhtinë e tij, në vasalitetin e tij ndaj Beogradit.
Ky është një akt i dënueshëm, sikundër dënoj implikimin e tij në fushatë elektorale në vende të tjera.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe, por garantoj shqiptarët se 14 maji është dita e vendimit pa kthim për largimin e Edi Ramës nga skena politike si hajduti, si qeveritari që vodhi më shumë shqiptarët në historinë e tyre. Njëkohësisht edhe si qeveritari që shkelmoi si tradhtar, interesat e tyre kombëtare, interesat e tyre qytetare. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.