Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Balluku vendos rekordin, harxhon 500 milionë euro për blerje energjie. Bleu me 300 euro e shiti me gjysmën e këtij çmimi

07/04/2023
Mashtrimi tjetër i madh me menaxhimin e energjisë. Shitën të fitojnë në xhep përmes tenderave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Gjergj Erebara

Shqipëria importoi 1.4 miliardë kWH energj elektrike gjatë vitit 2022 me një kosto totale prej 503 milionë eurosh ndërsa eksportet e vendit në prill dhe dhjetor ishin 194 milionë kWh me të ardhura prej 38 milionë eurosh, pasi çmimi i eksportit ishte ndjeshëm më i ulët se sa çmimi i importit.

Të dhënat e detajuara të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se KESH importoi përgjatë të gjithë vitit me përjashtim të dhjetorit ndërsa eksportoi një sasi të vogël energjie në prill si dhe në nëntor e dhjetor.

Çmimi mesatar i blerjes së energjisë ishte 305 euro për MWh, çmimi më i lartë i shënuar ndonjëherë në histori, ndërsa çmimi i shitjes së energjisë në kushtet kur rreshjet ishin të shumta, ishte 174 euro për MWh.

KESH shiti një sasi energjie me vlerë totale 2 milionë euro në prill të vitit të kaluar, me çmim shitjeje pre 143 euros për MËh ndërsa në të njëjtin muaj, bleu 10 milionë euro energji me çmim 209 euro për MWh.

Në nëntor, KESH importoi energji me me çmimin 210 euro për MWh ndërsa e eksportoi për 196 euro për MWh.

Çmimi më i lartë i importit u shënua në muajt gusht dhe shtator kur u pagua mbi 480 euro për MWh. Çmimi i shitjes së energjisë te konsumatorët familjarë është më pak se 10 cent të euros për kWh, ose 100 euro për MWh.

EFT AG ishte kompania kryesore e furnizimit të Shqipërisë me energji. Blerjet nga kjo kompani ishin mbi 100 milionë euro. Kompanitë e tjera të mëdha ishin AlbEsp, Ayen Energy Trading, GSA dhe TID.

Çmimet e energjisë elektrike ishin jashtëzakonisht të larta në Evropë gjatë vitit të kaluar si pasojë e krizës së shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Shqipërisë iu desh të importojë më pak se 11% të totalit të konsumit të vet me kosto shumë të lartë. Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri u ul gjatë vitit të kaluar në krahasim me vitin e mëparshëm, por jo mjaftueshëm sa për të reduktuar nevojën për importe. Konsumi u ul me 5.4%, nga ku të gjitha reduktimet u shkaktuan nga biznesi që furnizohet në treg të hapur me çmime reale.

Kostoja e stërmadhe e energjisë së importuar u mbulua nga taksapaguesit.

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes ishin 1.57 miliardë kWh, shifër kjo pak më e lartë se sa energjia totale e importuar. Humbjet në rrjet shkaktohen nga vjedhjet si dhe nga mosmiërambajtja e duhur e pajisjeve të sistemit. Humbjet kanë pësuar reduktim minimal përgjatë katër viteve të fundit, pavarësisht se çmimi i shitjes, me përjashtim të vitit 2022, ka përfshirë kostot e nevojshme të mirëmbajtjes së rrjetit, të cilat, teorikisht do të duhej të kishin sjellë reduktim të humbjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.