Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti demokrat, ligj për kompanitë offshore. Mos të marrin para nga buxheti dhe pasuritë natyrore

28/03/2023
Ndërsa Shehaj vijon ende numërimin, PD nxjerr deklaratë: Shehaj dështoi!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin i ciki ndalon kontraktimin e kompanive Offshore me buxhetin e shtetit.

Gjatë fjalës së tij Shehaj tha se ky projektlligj ka qëllim që të ndalojë kontrata me kompani offshore, pasi sipas tij pas tyre fshihen ministra.

Fjala e Agron Shehajt:

Ky projektligj vjen si një nevojë imediate për të adresuar një ccështje madhore, transparencën e përdorimit të fondeve publike dhe luftën kundër korrupsionit. Sic jeni në dijeni, një pjesë e madhe e kontratave publike, veccanërisht atyre koncesionare, por jo vetëm, janë fituar nga kompani offshorë me pronarë të panjohur.

Mund të përmenden këtu koncesioni i inceneratorëve, ai I laboratorëve në spitalet publike, Porti I Durrësit dhe sa e sa kontrata të tjera. Pra, qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë që shkojnë në llogari të panjohura offshore, pas të cilave mund të jetë kushdo. Mund të jenë zyrtarë të lartë, ministra të qeverisë dhe potencialisht edhe vetë kryeministri. Ashtu sikurse ekziston rreziku, që pas këtyre kompanive mund të qëndrojnë njerëz të botës së krimit, persona të cilët ndodhen nën sanskione ndërkombëtare apo në listën e terrorizmit.

Sikurse jeni në dijeni, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenet 70 dhe 71 të saj parashikon që deputët dhe zyrtarët e lartë të shtetit nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari publike fitimprurëse. Po kështu kuadri ligjor në fuqi dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria i ndalokn personat e dënuar me vendim të formës së prerë apo njerëzit e sanskionuar ndërkombëtarisht që të përfitojnë kontrata publike.

Pra ne kemi një kuadër ligjor në fuqi, por nuk e zbatojmë dot për sa kohë lejojmë kompani me pronarë të fshehtë që të marrin kontrata publike nga qeveria shqiptare. Edhe pse Shqipëria ka një ligj në fuqi për regjistrimin e pronarëve fundorë përfitues, ky ligj nuk ka arritur të ndalojë kompanitë me pronarë të fshehtë që të marrin kontrata publike nga qeveria shqiptare sic jemi të gjithë dëshmitarë. Kjo është arsyeja, që bashkë me një grup kolegësh kemi propozuar këtë nismë ligjor mjaft të domosdoshme.

Skandalet korruptive të  njëpasnjëshme ku përfshihen ministra, deputetë, kryetarë bashkish  dhe vijimi i të njëjtave praktika kanë thelluar mosbesimin qytetarëve tek klasa politike në përgjithësi.

Parlamenti i Sllovenisë vendosi ndalimin e kompanive offshore në tenderat publikë pas një skandali për blrjen e një pajisje mjekësore prej 1.6 milionë eurosh nga një kompani offshore.

Në Shqipëri, aktualisht janë mbi 1 miliardë euro nga paratë dhe pronat publike që sot shkojnë për kompani offshore, për të cilat mbahet i fshehur përfituesi fundorë.

Kjo eshte arsyeja pse Sllovalia eshte sot ne vendin e 56 ndersa Shqiperia ne vendin e 110 ne renditje e Transparence International.

Qëllimi i këtij projektligji është: Të ndalojë shtetin shqiptar të bëjë kontrata me kompani offshore, sepse nuk ka dyshim se sot, pas çdo kontrate offshore fshihet një politikan.

Ky projektligj ndalon rrjedhjen e parave publike drejt politikanëve përmes kompanive guancë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.