Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rritja me 50 përqind e pagesës së patentave, marrëveshje “kartel” e shtetit

17/02/2023
Rritja me 50 përqind e pagesës së patentave, marrëveshje “kartel” e shtetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritja me 50 përqind e pagesës së patentave, marrëveshje “kartel” e shtetit. Tatimet dhe Drejtoria e rrugëve abuzojnë me çmimin në kurriz të qytetarëve, deklaroi sot anëtari i këshillit kombëtar të PD, Lisandër Hoxha.

Deklarata:

Të dashur shqiptarë: Çmimi i patentave sapo është dyfishuar nëpërmjet një vendimi të pahasur më parë në manualet e ekonomive të tregut të lirë.

Biznesi privat dhe shteti janë bërë bashkë dhe kanë rënë dakord që tarifa për lejet e drejtimit të automjeteve të dyfishohet: nga 40-50 mijë lekë që kushton aktualisht, në vijim do të duhet të paguani 85 mijë lekë!

Vendim është marrë nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Shoqata e Autoshkollave.

Ku qëndron problemi këtu, përveç rritjes së çmimit me dyfish? Ato që njihen si “marrëveshje kartel”, mundësohen nga bashkimi i interesave dhe vullneteve të operatorëve private, të cilët zotërojnë një treg të caktuar dhe dakordohen që, çmimet e mallrave apo shërbimeve që ofrojnë të jenë të unifikuara, me qëllim fitimin e sigurt. Shteti vepron si roje që kjo të mos ndodhë me qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Nëse “marrëveshjet kartel”, të arritura nën rrogoz nga private, diktohen nga shteti ndëshkimi vijon nga gjobat deri te sanksionet më të forta.

Si Tatimet ashtu dhe Drejtoria e rrugëve, jo vetëm abuzojnë me çmimin në kurriz të qytetarëve, por edhe marrin kompetenca që nuk u takojnë.

Çmimet për segmente të tregut ku ka konkurrencë të kufizuar, vendosen nga ente rregullatore, që kanë përparësi garantimin e cilësisë së një shërbimi apo malli dhe mbrojtjen e konsumatorit. Çmimet vendosen me kritere sociale dhe shkencore, si edhe me transparencë që merr parasysh, si publikun ashtu dhe grupet e interesit.

Thënë këtë, si Tatimet ashtu dhe Drejtoria e Transportit Rrugor, nuk ka të drejtë të vendosin çmime. Në statutin e DPTRRSH përcaktohet qartë se tarifat vendosen për mallrat dhe shërbimet që ofrohen nga ky ent, jo për tregun privat.

Siç thekson gazetarja Ola Xama “Qershia mbi tortë është që marrëveshja do aplikohet në mars, pra pas 10 ditësh, dhe i komunikohet publikut me një intervistë që jepet në media. Aventurë!”.

Të dashur qytetarë: fëmijëve tuaj, që mbushin moshën për patentë do t’u kushtojë kjo leje dyfish. Për disa kjo mund të mos jetë problem, por për shumicën e familjeve shqiptare është një barrë më shumë.

Sa për krahasim, pajisja me patentë në shtetin e Neë York-ut në ShBA, kushton 90 USD.

Partia Demokratike është forcë e tregut të lirë, e sipërmarrjes private dhe e shtetit të vogël, por ajo nuk mund të mbajë gojën mbyllur, kur shteti çiftohet me privatin për të pjellë një mostër si ky rast.

Por këtë qeveri kemi, dhe ju e njihni mire: Ajo i pëlqen kartelet, që nga Sinaloa e deri te patentat. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.