Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama ka përbaltur pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër, emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë, para kombit amerikan

01/02/2023
Berisha: Rama-McGonigal bënë një grusht shteti të shuajnë pluralizmin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një mbledhje me grupin parlamentar se kryeministri Edi Rama ka përbaltur pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër, emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë, para kombit amerikan.

Sali Berisha: Mblidhemi në një kohë kritike në shumë aspekte, regjimi i kalbur i Edi Ramës është sot regjimi më i diskredituar pas Koresë së Veriut, Carit dhe Lukashenkos.
Edi Rama, siç dëshmojnë dokumentet e pakundërshtueshme, është sjellë ndaj SHBA sikur të ishin një vend armik dhe jo kontributori kryesor në historinë e lirisë së kombit shqiptar. Dhe jo udhëheqësi i botës së lirë, i aleancës së Atlantikut të Veriut, vendi kryesor përgjegjës për paqen dhe sigurinë e vendeve të lira.

Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine që ky njeri, i cili nuk ka nder, nuk ka komb, nuk ka atdhe, nuk ka flamur, nuk ka dinjitet, ka bërë ndaj kombit amerikan, SHBA, qeverisë së SHBA, por edhe më gjerë.

Edi Rama ka përbaltur pas Enver Hoxhës, më shumë se kushdo tjetër, emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë, para kombit amerikan, para qeverisë së SHBA dhe Kongresit të këtij vendi dhe institucioneve të tjera të këtij vendi.
Edi Rama, e vërteta thashë edhe njëherë, është sjellë me aktin e tij, siç sillet armiqtë ndaj njëri-tjetrit.

Në këtë mënyrë, ai ka lënduar çdo shqiptar, i cili ka mirënjohje si virtyt të palëkundur moral të tij. Ka lënduar në mënyrë të tmerrshme shqiptaro-amerikanët, të cilët që nga viti 1910 e gjer më sot, në mënyrë të pareshtur, trokasin në dyert e ligjvënësve të tyre, kongresmenëve dhe senatorëve, në dyert e institucioneve të SHBA e gjer në derën e madhe të Shtëpisë së Madhe për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën.

Për ata, kjo është ndoshta, pas diktaturës, java më e vështirë e tyre, para qytetarëve, miqve të tyre amerikanë, para ligjvënësve, para zyrtarëve, para të gjithëve. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026
Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.