Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Edi Rama nuk ka shpëtim, ne do bëjmë detyrën tonë”

26/01/2023
“Edi Rama nuk ka shpëtim, ne do bëjmë detyrën tonë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tja sot për gazetarët jashtë parlamentit se Edi Rama nuk ka shpëtim, ne do bëjmë detyrën tonë

Deklarata:

E patë të dashur qytetarë se si ikën, si ia mbathën, si hije.
Të turpëruar, të papërgjegjshëm, të pashpresë para kësaj dallge të fuqishme, të cilën nuk do mund ta kalojnë pa dhënë llogari para jush gjer më një.
Afera Rama-Gonigal është nga aferat më kriminale, më të pista në tërë historinë e pasluftës së dytë botërore.
Një kryeministër korrupton një shef kryesor të zbulimeve për të luftuar opozitën në  vend.

Një akt i pashembullt. Një akt, të cilin mund ta bënin diktatorë të tipit Gedafi apo Enver Hoxha.
Sot i patë ju këta se si ia mbathën, se si u tmerruan nga transparenca që duhet të bëjnë për këtë skandal.
Ju e patë se si Edi Rama me dy konfidentë të tij, lozte me fatet e demokracisë së vendit.

Ju e patë se si janë të aftë të reagojnë para një superskandali, të reagojnë në kope, sikur nuk kanë zgjedhur, sikur nuk kanë familje, sikur nuk kanë interesa shoqërore dhe kombëtare, por vetëm interesa të xhepit të tyre.
Sekti i Rilindjes është sot armik kryesor i demokracisë, i qenies, i identitetit të shqiptarëve.

Ju siguroj se mandatin tuaj do e përdorim gjer në fund në interesin tuaj dhe sot nuk ka interes më të madh se transparenca e kësaj afere që ka cenuar sigurinë e SHBA, vendeve të lira, sigurinë e Shqipërisë, vetëm e vetëm se një aventurier, një agjent influent rus, merr përsipër të ekzekutojë çdo skenar për hir të pushtetit të tij, pavarësisht sa i kushton ky skenar një vendi mik, partner dhe vendit tonë.
Ndaj sot ne vendosëm të qëndrojmë në parlament!
Uroj ta kenë thirrur aty ku e ka vendin, por ju siguroj që kjo do të ndodhë se nga kjo aferë, Edi Rama nuk ka shpëtim.
Ne duhet të bëjmë detyrën tonë, t’i japim shtysën e fundit këtij njeriu që nuk lë gjë pa bërë në kurriz të interesave të vendit dhe shqiptarëve. r.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.