Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama përmbyti Shkodrën, por nuk e pranon fajin se do i duhet të japë dëmshpërblimet

23/01/2023
FOTO GALERI/ Basha me banorët e përmbytur në Shkodër, Rama vazhdon udhëtimin turistik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama përmbyti Shkodrën, por nuk e pranon fajin se do i duhet të japë dëmshpërblimet.

Berisha: Duke shprehur solidaritetin tim të plotë me të gjitha zonat e dëmtuara, me banorët e Shkodrës, që u përmbytën nga digat, duhet të kesh logjikën e harbutit, të hapësh portat e tre liqeneve të kaskadës dhe të deklarosh se Shkodra dhe Nënshkodra nuk u përmbytën nga kaskada.
Vetëm e vetëm se duhet të dëmshpërblesh për çdo metër katror të përmbytur nga diga.

Katastrofë ishin përmbytjet në Lezhë, dhe vetëm pasi ikën ujëra, u bë i gjallë Pjerini. Shkoni e shihni inaugurimet e dy viteve më parë në Kune, se si i mori shiu i parë.
Në Rehovë, një zonjë shtëpie, bashkëshorte, nënë, motër, 50vjeçare, humbi jetën në përroin e Torrovilës për shkak të urës së rrënuar.
Për këtë qeveri, shqiptarët nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë për vjedhjen e taksave të tyre.

Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe theksoj se fatkeqësia më e madhe nuk ishte ajo natyrore, por qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës ndaj kësaj fatkeqësie.

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë në këtë mot ishte Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë

Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë, e cila sillet sot si një organizatë e papërgjegjshme dhe ka lënë Shqipërinë një vend tërësisht të braktisur.

Nga jugu në veri, rrugë të bllokuara, jetë të humbura, për shkak të infrastrukturës mesjetare, shembje masive për shkak të vjedhjes së fondeve në skarpate, rrënime të investimeve të bëra dhe dy vjet më parë.
Shqipëria nuk pati një mot të madh dhe nuk ishte moti i madh, fatkeqësia e saj. Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë në këtë mot ishte Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë dhe të papërgjegjshëm për detyrën që kryejnë.
U zhdukën, përveç Facebook-ut të Edi Ramës, nuk ka funksionuar asgjë. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026
Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

Zjarret në Krujë përhapen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit dhe Lluban

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.