Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse Basha vijon të jetë kryetar i PD, pamundësia për të pasur kryetar të deleguar. Pse nuk u regjistrua në gjykatë vendimi për kuvendin e Foltores

12/01/2023
Pse Basha vijon të jetë kryetar i PD, pamundësia për të pasur kryetar të deleguar. Pse nuk u regjistrua në gjykatë vendimi për kuvendin e Foltores
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Kryetari i PD ligjërisht është Lulzim Basha”, kështu është shprehur avokati Jordan Daci në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Avokati Daci është shprehur se Basha e ka dhënë dorëheqjen në mënyrë deklarative, por ajo nuk ka vlerë juridike pasi siç e thekson Daci në zgjedhjet e ardhshme lista për PD-në do të shkojë me firmën e Bashës ose me atë të personave të autorizuar nga ai

Blendi Fevziu: Daci a mund të ma shpejgosh dot tek kjo skemë, si është zgjidhja?

Jordan Daci: Konkretisht, vendimi i Shkallës së Parë që u miratua nga vetë kërkesa me kryetar Lulzim Bashën, u ankimua nga vetë pala, e cila praktikisht kishte fituar gjyqin, por kishte pretendime për një pjesë.

Blendi Fevziu: Këtu më bëre akoma dhe më lëmsh.

Jordan Daci: Ka edhe një ankim tjetër në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila në njëfarë mënyrë mundohet të komplikojë dhe më shumë procesin. Pas vendimit që u mor në Dhjetor, vendimit ku u njoh Berisha si kryetar, për herë të parë në 30 vite ndodhi që u lejua ankim ndaj një vendimi të tillë sepse deri në ato momente, të gjitha vendimet që bëheshin në Gjykatën e Tiranës, regjistroheshin menjëherë dhe madje nuk lejoheshin ankim me idenë që këto janë gjyqe pa palë dhe nuk lejohet ankim. Për herë të parë, Gjykata e Tiranës ndryshoi praktikën dhe dosja u pranua dhe detyrimisht dosja do të duhej të shkonte në Apel. Kjo e bëri që shënimi në regjistër të mos bëhej. Nga ana tjetër, kam një anomali tjetër sepse praktikisht dorëheqja e Bashës që të jetë efektive duhet të paraqitet në Gjykatë, përndryshe ajo është thjesht deklarative nga pikëpamje politike, por nuk ka asnjë vlerë juridike. Pra, de jure kryetar mbetet ai, por nuk e ushtron ai si detyrë.

Blendi Fevziu: Pra kryetar të PD-së kemi Bashën ne?

Jordan Daci: Zyrtarisht po dhe në zgjedhjet e ardhshme lista do të shkojë me firmën e tij ose me atë të personave të autorizuar nga ai. Mos të harrojmë që vetë Bardhi duke mos pasur një dorëheqje efektive nuk e ka tagrin që të thirrë Kuvendin Kombëtar që të ngarkojë me detyrën e kryetarit një nënkryetar dhe prandaj ka mbetur pezull dhe ajo pjesë sepse nuk mund të shkohet në Këshillin Kombëtar duke thënë që ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që në regjistër vazhdon figuron akoma kryetari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Zjarr intensiv tek kompleksi i Arlis përballë QSUT. Disa të lënduar

Shoqata e Siguruesve: Zjarri te “Farmacia 10”, sigurimi i pronës mbetet mbrojtje kyçe

16/04/2026
Boçi kundër rregullores së re: “Po i mbyllni gojën opozitës”, kritika edhe për subvencionet në bujqësi

Boçi kundër rregullores së re: “Po i mbyllni gojën opozitës”, kritika edhe për subvencionet në bujqësi

16/04/2026
Berisha për thirrjen e Ramës në GJKKO: E ftoj të bëhet burrë dhe të kërkojë seancë të hapur për mediat

Berisha për thirrjen e Ramës në GJKKO: E ftoj të bëhet burrë dhe të kërkojë seancë të hapur për mediat

16/04/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Zjarr intensiv tek kompleksi i Arlis përballë QSUT. Disa të lënduar

Shoqata e Siguruesve: Zjarri te “Farmacia 10”, sigurimi i pronës mbetet mbrojtje kyçe

16/04/2026
Boçi kundër rregullores së re: “Po i mbyllni gojën opozitës”, kritika edhe për subvencionet në bujqësi

Boçi kundër rregullores së re: “Po i mbyllni gojën opozitës”, kritika edhe për subvencionet në bujqësi

16/04/2026
Berisha për thirrjen e Ramës në GJKKO: E ftoj të bëhet burrë dhe të kërkojë seancë të hapur për mediat

Berisha për thirrjen e Ramës në GJKKO: E ftoj të bëhet burrë dhe të kërkojë seancë të hapur për mediat

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.