Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, takim me ish këshilltarin e bashkisë së Nju Jorkut

20/12/2022
Berisha, takim me ish këshilltarin e bashkisë së Nju Jorkut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me Z. Mark Gjonaj, Ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Nju Jorkut dhe Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut.

“Me Z. Gjonaj shkëmbyem gjerësisht mbi angazhimin e Partisë Demokratike në mbështetje të mundësimit të votës për diasporën shqiptare në botë, duke i siguruar se në këtë drejtim, PD do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm politik dhe ligjor që shqiptarët të votojnë si qytetarë shqiptarë të barabartë kudo që ata banojnë.

Të shqetësuar nga niveli tragjik i shpopullimit të Shqipërisë, largimin në 7 vite, sipas EUROSTAT, të 744 mijë shqiptarëve vetëm në hapësirën e BE-së, i theksova se dhunimi i votës së lirë është shkaku më themelor i situatës tragjike që po kalon vendi”, shkruan Berisha.

Në vijim Berisha thotë se duke e falënderuar Z.Gjonaj për vizitën e tij, gjeta rastin t’i shpreh mirënjohjen më të thellë atij dhe të gjithë diasporës sonë për kontributin e vyer ndër vite. Diaspora shqiptare në SHBA e ka çuar çështjen tonë kombëtare në nivelet më të larta të administratës amerikane. Diaspora është tanimë një realitet global, një forcë drejtuese ndryshimi dhe një aset i paçmueshëm ndaj të cilës, shteti shqiptar ka detyrime të pamohueshme.

Zoti Gjonaj foli gjerësisht për rolin dhe potencialin e madh që ka diaspora, Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare dhe vendosmërinë e tyre për të kontribuar në mënyrë të gjithanshme për kombin tonë.

Ai shprehu bindjen tek vlera e votës së diasporës, themel për ndryshimin, zhvillimin, demokracinë; domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë. Në këtë kuadër, roli i diasporës do të jetë edhe më kyç kur ajo të marrë të drejta të plota për të votuar.

Për këtë qëllim, ne presim që e drejta jonë për të votuar si qytetarë të barabartë shqiptarë të bëhet realitet. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.