Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale, janë pothuajse ligj

02/12/2022
Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale, janë pothuajse ligj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale, janë gjëja më normale, janë pothuajse ligj, tha sot kreu i PD, Sali Berisha.

Argumentat:

Më 6 dhjetor, në Tiranë zhvillohet samiti i vendeve anëtare të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale, janë gjëja më normale, janë pothuajse ligj.

Kudo ku ka takime liderësh, ka protesta për kauzat. Qytetarët jo rrallë kanë kaluar në këto protesta edhe në mosbindje të thellë civile. Kjo ka ndodhur në Athinë, Xhenoa, Paris, Dublina, Uashington etj.

Pak javë më parë, amerikanët protestuan në Nju Jork gjatë samitit të OKB. Në Bruksel u zhvilluan protesta pak muaj më parë kur mbahej samiti me Afrikën i BE. Askush nuk i pengoi, askush nuk i ofendoi si agjentë të Kremlinit siç bën Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla.

Amerikanët protestojnë kur ka samite, francezët protestojnë kur ka samite, europiano-perëndimorët i qëllojnë me vezë dhe bojë kur ka samite. Por kjo nuk ndodh kurrë në Korenë e Veriut, në Kubë, Egjipt, Arabi Saudite apo gjetkë. Atje protestat janë të paligjshme dhe qytetarët nuk protestojnë dot. Në Moskë nuk lejohen protestat.

Berisha: Qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen dhe protesta është një nga mënyrat më të fuqishme që ata të dëgjohen

Për çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, protestat janë shprehje e lirisë dhe ushtrim i lirisë nga qytetari.
Vetëm qytetarët e lirë që vendosin të mbrojnë lirinë dhe të drejtat e tyre, protestojnë, kurse njerëzit e nënshtruar thonë ç’më duhet mua, ulin kokën dhe heshtin.

Qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen dhe protesta është një nga mënyrat më të fuqishme që ata të dëgjohen.
Protesta është pra zëri i qytetarëve, është zëri juaj.
Protestat kundër qeverisë janë jetike, janë domosdoshmëri për të ruajtur lirinë, për t’i bërë presion qeverisë për të mos abuzuar me pushtetin e saj.

Por unë sot dua të shtroj pyetjen për çdo qytetar: cila është e keqja e protestës? Ç’e keqe do na ndodhë nga protesta?
Asnjë e keqe, asgjë e keqe. Vetëm të mira, vetëdijësim, presion, kërkim llogarie, demonstrim se guxojmë si njerëz të lirë.
Të këqijat ndodhin kur njerëzit nuk reagojnë, kur mërmërsin se ç’më duhet mua dhe heshtin.
Të këqijat ndodhin kur qeveritë manipulojnë opinionin ndërkombëtar për të ruajtur korrupsionin e tyre dhe keqqeverisjen e tyre.
Zëri i qytetarëve në rrugë vetëm e forcon demokracinë dhe lirinë, vetëm e kufizon të keqen dhe keqqeverisjen. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.