Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar qëndrimin e Kievit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, deklaratë e bërë gjatë vizitës së tij në Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Gjatë një konference për mediat, Zelensky tha se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj sa i përket njohjes së Kosovës.

Deklarata e tij ka sjellë reagimin e ministrit të Jashtëm në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca. Përmes një postimi në platformën X, Konjufca shprehu keqardhje për qëndrimin e Kievit, duke theksuar mbështetjen që Kosova i ka dhënë Ukrainës që prej nisjes së agresionit rus në shkallë të gjerë.

“Ne ishim krah Ukrainës që në ditën e parë të agresionit rus, Serbia jo!”, shkroi Konjufca.

Ai theksoi se Kosova ka dënuar agresionin rus, është përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe ka ofruar ndihmë humanitare, mjekësore dhe strehim për qytetarët dhe gazetarët ukrainas.

Konjufca përmendi gjithashtu ndihmën dhe trajnimin ushtarak të ofruar nga Kosova në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës.

“E bëmë këtë pavarësisht mosnjohjes së shtetit tonë nga Ukraina, sepse solidariteti me një popull që mbron lirinë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial është çështje parimore”, deklaroi ai.

Edhe Ministria për Evropën dhe Politikën e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me vizitën e Zelenskyt në Serbi dhe qëndrimin për Kosovën.

Në deklaratën e saj, ministria vlerëson vizitën e presidentit ukrainas në Serbi, duke theksuar se dialogu është gjithmonë i mirëpritur, veçanërisht kur krijon hapësirë për trajtimin e çështjeve të vështira me qartësi, përgjegjësi dhe ndjenjë historike.

“Shqipëria qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm në krah të sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, ashtu siç qëndron fuqishëm për sovranitetin, pavarësinë e Kosovës dhe vendin e saj të merituar në familjen euroatlantike”, thuhet në deklaratë.

Tirana thekson se çdo përpjekje për të vendosur një paralele apo ekuacion mes Kosovës dhe situatave të tjera ndërkombëtare është e gabuar dhe çorientuese.

Sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, çështja e Kosovës mbështetet në baza të veçanta historike, politike dhe juridike. Në këtë kuadër, Tirana i referohet edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka vlerësuar se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në të kundërt, Shqipëria e cilëson agresionin rus ndaj Ukrainës si shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Ministria shqiptare nënvizon gjithashtu se stabiliteti dhe e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor kërkojnë pranimin e realitetit dhe pakthyeshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Tirana shprehet se të dyja vendet i përkasin një të ardhmeje të përbashkët evropiane dhe se normalizimi i marrëdhënieve, që përfundimisht do të çonte në njohje reciproke, do të ndihmonte në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së fundit të rajonit.

Në deklaratë, Shqipëria vlerëson se vizita e Zelenskyt në Serbi avancon para së gjithash interesat e Ukrainës, duke e konsideruar këtë një qëllim të kuptueshëm dhe legjitim. Megjithatë, Tirana thekson se çdo hap që e largon Serbinë nga ndikimi rus dhe e afron atë me Evropën është pozitiv, duke nënvizuar se Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara dhe jo pas.a.b

Po ndodh

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.