Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pedagogu i Shkencave Politike Artur Lazri, prezanton kandidaturën në Primaret për Bashkinë Mirditë

29/11/2022
Pedagogu i Shkencave Politike Artur Lazri, prezanton kandidaturën në Primaret për Bashkinë Mirditë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pedagogu i Shkencave Politike Artur Lazri, prezanton kandidaturën në Primaret për Bashkinë Mirditë.

Deklarata:

Paraqes kandidaturën time në Primaret e PD-së për Bashkinë Mirditë, së pari duke dëgjuar zërin tuaj dhe duke marrë përgjegjësi në këto kohë ekzistenciale për demokracinë në Mirditë e gjithë Shqipërinë.

I lindur dhe rritur në Mirditën tonë të vlerave historike kombëtare në familjen fole të martirëve  të demokracisë dhe Lidhjes së Prizrenit, 42 vjeçar, babai i 2 fëmijëve, sot pedagog në shkenca politike e më parë mësues në zonat e Mirditës, me një eksperiencë 17-vjeçare në mësimdhënie e menaxhim publik e privat, ndjehem plotësisht gati për këtë sfidë komunitare të jashtëzakonshme vlere e besimi.

Në traditën familjare, me bashkëshorten si doktoresha juaj, mbetemi të përkushtuar në shërbim komunitar, pavarësisht hapësirave profesionale jashtë Shqipërisë.

I farkëtuar bashkë me ju, nëpër betejat politike që i kemi fituar apo humbur, kemi qëndruar të bashkuar dhe ia kemi dalë ta mbajmë kokën lart me vlerë e krenari mirdite.

Eksperienca ime politike, ka nisur herët nëpër vite hap pas hapi, duke filluar nga anëtar e deri Kryetar i FRPD Mirditë, nga anëtar e deri i zgjedhur në kryesi e organe tjera të PD-së në Mirditë e më tej në departamentet e PDSH.

Garancia personale kontribuese dhe drejtuese me fitore historike mbetet beteja elektorale parlamentare e vitit 2021, ku si drejtues i fushatës elektorale me mirditorët e bashkuar treguam qëndresë dhe fitore përballë presionit, shantazhit dhe blerjes së votave nga pushteti.

Të dashur demokratë mirditorë!

Pikërisht në zanafillën e fitores historike të 2021, le të marrim forcën e bashkimit të sinqertë të anëtarëve, simpatizantëve, vlerave humane të djathta, të grave dhe burrave, të rinjve dhe të rejave, intelektualëve, studentëve, punëtorëve dhe ti përqendrojmë ato në fitoren e madhe për Bashkinë Mirditë me 14 maj 2023.

Sfidat na presin tek dera e shtëpisë, bashkë do i zgjidhim.

Së pari, Bashkimi i PD. Do e fillojmë bashkimin nga shtëpia jonë demokrate dhe pastaj do e zgjerojmë deri sa të krijojmë aleancën e vlerave kundër të keqes që na ka zaptuar çdo hapësirë në Shqipëri.

Së dyti, Shpopullimi. Mirdita po vuan gangrenën e madhe të largimit të njerëzve dhe familjeve, kryesisht të rinjve. Vetëm 110 nxënës u ulën në klasën e parë në të gjithë Mirditën.

Bashkë, do bëjmë gjithçka mundemi të ofrojmë kushte optimale për njerëzit që ata të mos largohen. Do nxisim mirditorët e diasporës që ata të investojnë në Mirditën e tyre. Do bashkëpunojmë e konkurojmë për projekte zhvillimi me institucionet përkatëse në Shqipëri e BE.

Së treti, Qeverisja e mirë.

Punësimi tej normave për frymë popullsie me mbi 600 punonjës ku një pjesë e tyre nuk e dinë as ku e kanë vendin e punës, si dhe korrupsioni galopant në Bashkinë Mirditë, ka sjellë qeverisje të keqe dhe inekzistente, shërbime preferenciale apo të munguara.

Së katërti, Zhvillimi dhe vizioni. Mirdita ka nevojë vetëm për dinjitet
‘’Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para’’, ka thënë Shteinmetz.

Të dashur demokratë!
Ju kërkoj votën dhe mbështetjen tuaj!
Le ti kthejmë bashkë Mirditës veladonin e munguar të historisë, paqes dhe zhvillimit. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026
Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

17/04/2026
Irani rihap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare gjatë armëpushimit

Irani rihap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare gjatë armëpushimit

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026
Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

Qindra mbështetës të opozitës nisen drejt Tiranës për protestën e sotme

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.