Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Më 6 dhjetor në orën 12:00 të shprehim mbështetjen për vlerat evropiane

25/11/2022
“Të martën më orën 12.00 të gjjithë në Bulevard”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përshëndes deklaratën e KE për protestën e 6 dhjetori, tha sot që në fillim të konferencës për shtyp të kreut të PD, Sali Berisha.

Deklarata:

Siç keni ndjerë dhe konstatuar, protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion, diasporë dhe kudo.

Por, para se të adresoj thirrjen time, kam një falënderim të përzemërt për Komisionin Europian, përfaqësinë e tij, me deklaratën e djeshme, u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht vijnë këtu, kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë e të drejtat e qytetarëve të respektohen, ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Edi Rama dhe tellallët e tij, të cilët në reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në këtë vend, se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, por po mblidheshin diktatorët e të gjithë botës. Kjo mori përgjigjen përfundimtare me deklaratën.

Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: U bëj thirrje qytetarëve që të dalin për të dëshmuar vlerat tona

Sikundër, garantoj dhe siguroj se PD vendosmërisht, përcaktohet për një tubim, i cili ka synim më madhor paraqitjen më dinjitoze dhe civile dhe ka në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë së miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mirëpritjes shqiptare.
Ky është qëndrimi.
Ndërkohë thirrja ime është për çdo shqiptar, të dalin atë ditë të protestojnë, për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave evropiane, vlera të cilat në këto 8 vite janë bjerrur, janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës, që e kanë konsideruar Shqipërinë që feston 110-vjetorin e pavarësisë, 53 vende më poshtë se shteti i ri i pavarur i Kosovës në treguesit e zbatimit të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, por mjerisht edhe katër vende nën diktaturën moniste të Vietnamit.

Berisha: Më 6 dhjetor në orën 12:00 të shprehim mbështetjen për vlerat evropiane

Pikërisht është dhunimi i këtyre vlerave, absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në boat-people. Në njerëzit e gomoneve.

Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Shqiptarët tejkalonin me distancës sirianët dhe afganët.
Është një rast për të shprehur me dinjiteti, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE.
Është e martë, është ditë pune, ora 12, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm.

Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë.
Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.