Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tmerri që vjen prej projektbuxhetit të qeverisë për 2023, Teliti ka bërë analizën

21/10/2022
VIDEO/”Aksioni arbitrar ndaj bizneseve një dështim”, PD: Arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Projekbuxheti i vitit të ardhshëm, mbështet miqtë e qeveritarëve, nuk do të jetë buxhet për shqiptarët dhe shtresat e shoqërisë, por për oligarkët dhe financimin e PPP-ve, deklaroi sot eskperti i ekonomisë dhe anëtari i  Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti

Argumentat:
 
Dëgjuam sot me zë dhe figurë se si qeveria shqiptare do të vazhdojë për të nëntin vit rradhazi të abuzojë me taksat tuaja dhe të shpërdorojë fondet publike.

Dëgjuam sot se si me mjeshtërinë e fjalës por me dobësin e fakteve, qeveria shqiptare, po mundohet t’i hedhë hi syve shqiptarëve, syve tuaj, duke u munduar t’ju binde se po bën çmos për ju.

Por e vërteta është krejt e kundërt.

Projekbuxheti i vitit të ardhshëm nuk është aspak serioz, nuk është buxheti i duhur për shqiptarët dhe sipërmarrjen, por mbështet si përherë vetëm disa miq e shokë të lidhur ngushtësisht interesat me qeveritarët, ndërkohë që vazhdon të braktisë nevojtarët dhe godet me rritje taksash e gjobash sipërmarrjen vendase.

Ky nuk është buxheti i shëndetësisë dhe arsimit, pasi financimi i tyre do vazhdoje të jetë minimalist dhe rezulton të jetë vetëm gjysma e nevojave reale për një arsim dhe shëndetësi dinjitoze.

Nuk është buxheti i fermerit, pasi do të jemi përsëri të fundit për subvencionimin e tyre, ndërkohë që vendet e rajonit financojnë të paktën 3 herë më shumë.

Nuk është buxheti i rritjes së pagave, pasi rritja reale e tyre nuk parashikohet gjatë vitit 2023.

Nuk është buxheti i pensionistëve, të cilët vuajnë rritjen dyshifrore të çmimeve të shportës së konsumit, ndërkohë që qeveria u thotë: “mjaftohuni me vetëm 1% rritje pensionesh”.

Nuk është buxheti i ish të përndjekurve politikë, të cilët të harruar e të nëpërkëmbur përballen edhe këtë vit me përbuzjen dhe braktisjen e qeverisë. Me këto ritme të financimit do duhen 30 vjet për të ezauruar detyrimin financiar ndaj kësaj shtrese të përvuajtur nga regjimi famëkeq që lamë pas në vitet ‘90.

Ky nuk është buxheti i shqiptarëve dhe bizneseve në nevojë, pasi asnjë qindarke nuk do jepet për ndonjë paketë sociale ndihme, ndërkohë që vendet e ngjashme të rajonit kanë dhënë paketa disa herë më të larta dhe parashikojnë të mbështesin ekonomitë e tyre edhe në të ardhmen, ndërkohë qeveria shqiptare JO!  Nuk do disbursojë asnjë qindarkë.

Ky nuk është buxheti i performancës pozitive, pasi do vazhdojë të japë qindra milionë euro për të financuar sistemin e dështuar dhe të korruptuar energjetik, ku gjatë vitit aktual dhe vitit të ardhshëm janë dhënë dhe do të jepen 300 milionë euro nga paratë tona të taksave për të financuar gjoja nevojat energjetike, ndërkohë që të gjithë e dimë se koorporatat energjetike janë kthyer në vatra punësimesh elektorale dhe shpërdorimesh me lukse nga më të ndryshmet.

Nuk do të jetë buxheti i profesionistëve të lirë, të cilët me mund e djersë kanë ngritur të ardhmen e tyre, tashmë do përballen me taksimin e ri qeveritar, duke u zhvatur paratë nga xhepat e tyre.

Nuk është buxheti i prodhuesve të vegjël dhe të mesëm, të cilët do përballen me rritjen e ndjeshme të niveleve të akcizës.

Po natyrshëm ju lind pyetja, i kujt qenka ky projektbuxhet?

Fatkeqësisht ashtu si buxheti i vitit aktual, edhe buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë buxheti i oligarkëve, i financimit të PPP-ve.

Plot 116 milionë euro për 10 kontratat PPP do të jepen gjatë vitit të ardhshëm. Këto 10 kontrata PPP do të marrin tre herë më shumë fonde se ç’marrin 65 mijë familje me ndihmë ekonomike gjatë gjithë 2023.

Do të jetë buxheti i shpërdorimit me shpenzimet operative të qeverisë për rehatllik, ku fondet do të rriten edhe më tej me 15 milionë euro. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.