Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ina Zhupa zbulon skandalin e shkollës ‘Emin Duraku’, çfarë fshihet pas vendimit për shembjen e shkollës

21/09/2022
Ina Zhupa zbulon skandalin e shkollës ‘Emin Duraku’, çfarë fshihet pas vendimit për shembjen e shkollës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e PD Ina Zhupa publikoi sot një skandal të ri Bashkisë së Tiranës, Institutit të Ndërtimit dhe ministrisë së Arsimit.

Skandali shfaqet te shkolla Emin Duraku, e cila pas 3 vjeteve nga termeti qe nxenesit bejne mesim, tani shpallet e rrezikshme per tu shembur.

Detajet e publikuara nga deputetja Ina Zhupa:

Ne ndodhemi këtu, dhe mbrapa meje është shkolla “Emin Duraku”, shkolla 9-vjeçare e kryeqytetit e njësisë Nr.5, e cila aktualisht është jashtë funksionit.

Por, si është historia e kësaj shkolle?

Kjo shkollë me tërmetin e vitit 2019-të pati dëmtime të lehta sipas Institutit të Ndërtimit i cili e çertifikoi shkollën si të mundeshme për të kryer procesin mësimor.

Jo vetëm kaq, por nxënësit dhe mësuesit kanë bërë mësim për 3 vite në këtë shkollë në kushtet që ishin të certifikuara si një shkollë e parrezikshme, pavarësisht dëmeve që kishte pësuar nga tërmeti.

Me insistimin e prindërve ka pasur edhe disa rikonstruksione të vogla në këtë shkollë. 3 vjet më vonë qeveria, bashkia, Ministria e Arsimit kujtohen që shkolla qenka një shkollë  për t’u shkatërruar dhe qenka e rrezikshme për nxënësit dhe mësuesit.

Shkollën tani e kanë nxjerrë jashtë funksionit, dhe duan ta shkatërrojnë dhe ta rindërtojnë nga fillimi.

Në këtë rast kemi të bëjmë me abuzim të pastër.

Dy janë mundësit: Ose shkolla ka qenë që atëherë për tu shkatërruar, dhe nuk e kanë shkatërruar e kanë futur nxënësit dhe mësuesit duke u rrezikuar jetën për 3 vjet këtu. Në këtë rast duhet të shkojnë për ndjekje penale ata që kanë rrezikuar jetën e mësuesve dhe të nxënësve të Tiranës.

Dhe në rastin e dytë kur shkolla nuk ka pasur dëme serioze dhe raporti i institucionit të ndërtimit ka qenë real, dhe sot po e prishin kot. Po e prishin për të marrë ato fonde e rindërtimit, për t’ia dhënë oligarkut të radhës, apo siç thonë banorët se duan t’i zvogëlojnë sipërfaqen për shkak të një pallati tjetër që do të ndërtohet në krah të shkollës.

Edhe në këtë rast është shpërdorim detyre dhe për burg.

Të dyja rastet i çojnë zyrtarët e ministrisë, zyrtarët e institutit të ndërtimit, zyrtarët e Bashkisë Tiranë në burg. Por, në fund ata që vuajnë dhe ata që e pësojnë këtë gjendje të shpërdorimit të detyrës, të trajtimit të pronës publike si pronë private ata janë pikërisht nxënësit, mësuesit dhe banorët e kësaj zone. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Bardhi i përgjigjet Ramës: Reforma territoriale, vendim i paracaktuar si tenderat e Belindës

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.