Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha rrëfen takimin e parë me Azemin në qytetin Studenti në 9 dhjetor: Kemi ardhur me Besnik Mustafën

13/09/2022
Berisha rrëfen takimin e parë me Azemin në qytetin Studenti në 9 dhjetor: Kemi ardhur me Besnik Mustafën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim në qytetin Studenti në përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit se Lideri i studentëve të dhjetorit ‘90 ishte me vizion, studentët e dëgjuan dhe e kthyen në lider.

Rrëfimi i Berishës:

Kemi ardhur me Besnik Mustafën, pasi takuam Ramiz Alinë dhe për ti takuar, studentët për të ju thënë që ju pret. Shiko ç’bënte diktatori: Nga njëra anë e kishte lënë vetë me ta, se do të ju vinte në ‘Qytetin Studenti’. Kjo nuk ndodhi. Nga njëra anë na tha ne që thuajuni që do ju pres dhe nga ana tjetër e kishte mbushur këtë shesh dhe rrugica, pëllëmbë e ushtarë, gardistë e nga të gjitha llojet. Me Besnikun e kuptuam që ai donte ti sulmonte.
Këtu ishin grumbulluar studentët dhe do të zbrisnin prap në Sheshin Skëndërbej. Ne e pamë që po u nisën ata kishin afruar kamionët, për ti larguar me forcë. Sa më shumë të ju thonim se ishin të rrethuar, aq më shumë bënin të kundërtën. I bindëm që të mos zbrisnin në shesh, por u thamë që të merreshin me kërkesat.
Dalim me të tek ballkoni i mencës dhe studentët duartrokasin. Na prezanton tek ata dhe u thotë se kanë ardhur intelektualët të na mbështesin. Dhe më jep fjalën mua. Studentëve u them që sonte ju nuk do të zbrisni në shesh. Ata brenda sekondave, nisën të thonin, tradhëtarë e të gjitha llojet. Këtu ai e merr fjalën. U thotë, jo. Bën avokatinë time aty dhe u thotë bashkëmoshatarëve të tij. Unë kam dy fëmijë, Kirin dhe Rudinën dhe kur të ju tradhtoj ju, u fus atyre thikën në bark dhe ua nxjerr në gabzerr.
Aty ra një heshtje absolute. Ky betim i tij përmbysi çdo gjë. Ata e kthyen në një lider. E dëgjuan atë duke e duartrokitur fuqishëm. Kishte guximin, vendimmarrjen dhe vizionin si lider. Azem Hajdari kishte vizion. Ata përpunuan atë natë të gjitha kërkesat dhe u shpallën në këtë shesh në mëngjes. Qyteti u çlirua dhe u krijua pushteti moral i lirisë. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rruga e bllokuar nga makinat

13/08/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.