Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TIRANË/ ‘Shitësit’ e jeshiles te Selvia dhe komuna e Parisit bien në pranga

10/09/2022
TIRANË/ ‘Shitësit’ e jeshiles te Selvia dhe komuna e Parisit bien në pranga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, rreth 120 doza me lëndë narkotike kanabis dhe doza të tjera me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë goditur 3 raste të shpërndarjes së drogave, në doza.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një biznes (sallë lojërash elektronike) në zonën e Selvisë, 2 shtetas, vëllezër, mbanin lëndë narkotike, menjëherë kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një pjesë të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Denio Hyka, 28 vjeç dhe Elvin Hyka, 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta 2 shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndanin atë në doza të vogla dhe më pas e shisnin te klientë të ndryshëm, të biznesit të tyre në zonën e Selvisë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Risk”, po nga specialistët për Hetimin e Narkorikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Mario Zyli, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 24-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë në zonën e Komunës së Parisit;

– Julian Cera, 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Tiranës. r.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026
Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

24/08/2026
Podujevë/ Grabitje parash nën kërcënimin e armës

Durrës, grabitet me dhunë marketi në lagjen 17

24/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026
Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

24/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.